Çift? Identiteti i tradhtarit, sipas shkencës - Bota Sot
Çift? Identiteti i tradhtarit, sipas shkencës

Life style

E hënë, 19 nëntor 2018

Çift? Identiteti i tradhtarit, sipas shkencës

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Një pyetje që bëhet gjithmonë kur lind një dashuri: Sa do të zgjasë? Shkenca tashmë të ndihmon të kuptosh nëse një raport i sapolindur ka forcën për t’i rezistuar kohës dhe tundimit, apo ndjenja e porsalindur është një revoltë ndaj partnerit që ka karaktersitikat e një tradhëtari.

Pra, sipas shkencës, mund të kesh një intuitë për pabesinë e ardhshme falë disa shenjave të monitoruara dhe t’i rregullosh.

Një studim i universitetit të Floridas, publikuar në Journal of Personality and Social Psychology, ka analizuar 233 çifte të sapomartuar duke zgjatur studimin në 3 vite e gjysmë në kërkim të karakteristikave psikologjike që shërbejnë për të zbuluar pabesnikërinë.

E në fakt tradhëtia është një nga rastet më të shpeshta të prishjes së një lidhjeje. Në këtë mënyrë studiuesit kanë krijuar jnë identikit të personit që nuk është besnik.

Studimi ka disa surpriza, e para është që partneri zakonisht nuk është i pakënaqur nga lidhja përsa i përket anës seksuale, edhe pse është në kompleks pak i lumtur në çift. Pabesnikëria është në fakt më e mundur te personi që është i kënaqur nga pikëpamja seksuale, dhe kanë një sjellje më pozitive ndaj seksit në përgjithësi, dhe një dëshirë për të kërkuar në mënyrë të pavarur nga përparimi i lidhjes kryesore.

Faktori tjetër është tërësisht estetik: femrat më pak tërheqëse kanë më shumë mundësi të tradhëtojnë, ndërsa, meshkujt kanë një mundësi më të madhe të bien në tundim kur kanë një partnere më pak tërheqëse.

Studiuesit janë marrë me vëmendjen e dy proceseve psikologjike të ndara në nivele të ndryshme. E para është “Attentional Disengagement”, aftësia e devijimit të vëmendjes nga një personi që konsiderohet tërheqës dhe e dyta është “Evaluative Devaluation”, tendenca për të zvogëluar mendërisht tërheqjen ndaj një personi tjetër.

Në studimin e çifteve të martuara u vu re se më pak të prirur për të tradhëtuar ishin ata që nuk i jepnin shumë peshë pamjes estetike të personit.

Dhe një kuriozitet që tregon diferencën mes gjinive. 92% e femrave deklaronin se preferonin të bënin dashuri 100 herë me të njëjtin person se sa një herë me 100 persona. Ndërsa për meshkujt, kjo përqindje ishte vetëm 52.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test