Të vjellat e mëngjesit: Janë zbërthyer tri mite për përcjellësin e shpeshtë të shtatzënisë - Bota Sot
Të vjellat e mëngjesit: Janë zbërthyer tri mite për përcjellësin e shpeshtë të shtatzënisë

Life style

Të vjellat e mëngjesit: Janë zbërthyer tri mite për përcjellësin e shpeshtë të shtatzënisë

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 14:31
Ilustrim

Të vjellat e mëngjesit janë të mundimshme, por mund edhe të shkaktojnë frikë dhe brengosje, në qoftë se akoma u besoni këtyre tri miteve…

Po ju prezantojmë tri tregime mbi të vjellat e mëngjesit, të cilat megjithatë janë vetëm mite.

Ndodh vetëm në mëngjes
Miti më i madh lidhur me të vjellat e mëngjesit qëndron në emrin e tij. Të vjellat e mëngjesit mund t’ju përfshijnë gjatë cilësdo pjesë të ditës, ndërsa disa femra më shpesh gjatë pasdites.

Mund të lëndojë beben
Fatmirësisht të vjellat e mëngjesit nuk dëmtojnë beben. Ajo asaj vërtet i bën mirë. Kjo ndjenjë e keqe mund t’ju ndihmojë që të jeni të kujdesshme me rastin e zgjedhjes së ushqimit dhe t’ia lehtësoni vetes që t’i shmangni gjërat të cilat kanë aroma të fuqishme apo ju duken të dyshimta.

Nuk zgjat shumë
Te shumica e femrave, të vjellat e mëngjesit fillojnë të shfaqen në fillim të tremujorit të dytë apo rreth javës së 12-të. Megjithatë, një numër i madh femrash kalon nëpër këtë fenomen të mëngjesit gjatë tërë tremujorit të dytë, madje edhe gjatë tërë shtatzënisë. Mirëpo nuk ka arsye për t’u brengosur.

Edhe pse janë të mundimshme dhe të tmerrshme, të vjellat e mëngjesit gjatë shtatzënisë janë tipike për shumicën e femrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test