“Bëra seks të çmendur me shoqen e të dashurës pasi e gjeta të zhveshur në dush, por…”

Life style

“Bëra seks të çmendur me shoqen e të dashurës pasi e gjeta të zhveshur në dush, por…”

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 16:12
Ilustrim

Një djalë i ka treguar psikologes së “The Sun” se ka bërë seks me shoqen e ngushtë të të dashurës së tij, pasi e gjeti atë të zhveshur në dush. Ai ka rrëfyer se ishte ajo e para që e provokoi, por ky nuk mundi që t’i rezistonte edhe pse ndenja e fajit i vriste ndërgjegjen. Por ja çfarë i ka treguar ai psikologe Deidres.

Letra e djalit

“Unë jam 24 vjeç dhe prej 3 vitesh jam i lidhur me një vajzë fantastike të cilën e dua shumë. Lidhja jonë shkonte më së miri, por kishte diçka që më bezdiste shumë… Ishte pikërisht shoqja e saj e ngushtë e cila vinte thuajse 3 herë në javë tek shtëpia jonë.

Edhe pse ia kisha thënë të dashurës që kjo gjë më bezdiste, ajo më thoshte se e ka mike dhe nuk mund t’i thoshte asgjë.

Kur u zgjova një mëngjes dhe e dashura ime kishte ikur në punë, mendova se dhe shoqja e saj kishte ikur bashkë me të. Por kur futem në tualet për të bërë dush, e gjej atë të zhveshur. U ndjeva në siklet dhe menjëherë u ktheva me kurriz, por ajo më tha që nëse doja mund ta shikoja.

Ajo ditë kaloi, por mua më ngeli mendja dhe në fakt e imagjinoja edhe kur bëja seks me të dashurën time. Një fundjavë e dashura iku me pushime tek prindërit e saj, dhe në mesnatë bie dera. E hap dhe ishte shoqja e saj, e cila më tha se kishte ardhur për t’i sjellë orën që e dashura ime kishte harruar tek ajo.

E futa brenda dhe në moment ajo u zhvesh dhe filloi të më prekte. Edhe pse u përpoqa t’i rezistoja, nuk munda dhe e hodha direkt në krevat. Seksi më të ishte i çmendur por të nesërmen i thash se ishte një gabim i madh dhe se nuk duhet ta përsërisnim kurrë më.

Ajo filloi të qante dhe të thoshte se ishte faji i saj, si dhe më kërkoi që të mos i tregoja të dashurës sime. Që prej asaj dite, edhe pse e mendoj, nuk kam bërë më seks me të sepse nuk dua të prish lidhjen time pasi e dua shumë të dashurën.

Dua t’i rrëfej asaj gjithë këtë gabim por kam frikë se mos ndahet”.

Përgjigjja e psikologes

“Nëse do t’i tregosh, kjo nuk do të të bëjë ta shlyesh gabimin por do të të ndajë prej saj. Nëse ti vërtetë e do atëherë sigurohu që të mos e bësh më kurrë këtë gabim, me asnjë vajzë tjetër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat