Meshkujt e martuar në përgjithësi janë më të trashë sesa beqarët

Life style

Meshkujt e martuar në përgjithësi janë më të trashë sesa beqarët

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 13:00
Ilustrim

Ekspertët britanikë kanë analizuar të dhënat e 8,729 çifteve heteroseksuale përgjatë një periudhe 14-vjeçare dhe kanë zbuluar se meshkujt e martuar kanë dukshëm indeks më të madh të masës trupore (BMI) sesa meshkujt beqarë.

Pra meshkujt e martuar kanë peshë më të madhe, ndërsa priren të jenë më të lodhur pasi të bëhen baballarë.

Joanna Syrda, autore e studimit, thotë se BMI-ja zvogëlohet dukshëm pas divorcit, ndërsa shkaktari potencial i këtij fenomeni mund të jetë stresi.

Studimet e mëhershme kishin sugjeruar se meshkujt që duan të krijojnë lidhje kujdesen më shumë për pamjen e tyre fizike sesa meshkujt e martuar, ndërsa shkencëtarët britanikë e kanë konfirmuar këtë hipotezë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat