Shikon në ëndërr ish të dashurin? Nuk nënkupton atë që ke në mendje

Life style

Shikon në ëndërr ish të dashurin? Nuk nënkupton atë që ke në mendje

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 23:34
ilustrim

Ëndrrat me ish të dashurin janë të zakonshme që ndodhin shpesh nëse ke kaluar një marrëdhënie me përkushtim dhe intensive. Edhe nëse je në një marrëdhënie të re, të ëndërrosh për ish-in nuk ka asgjë të pazakontë (mund të ndodhë edhe kur je me sytë hapur). Por është e rëndësishme të kuptosh të gjithë kontekstin e një ëndrre të tillë.

Ëndrrat me të dashurin mund të të tregojnë se ke akoma ndjenja ndaj atij njeriu. Sipas specialistëve, këto lloj ëndrrash janë më të shpeshta për individët që kanë kaluar një ndarje të dhimbshme dhe ende vazhdojnë të ushqejnë ndjenja për ish-partnerin.

Po çfarë do të thotë kur sheh në ëndërr ish-in?

Ëndrrat me ish të dashurin nuk do të thonë domosdoshmërish se e ke akoma mendjen tek ai apo se je akoma e dashuruar me të. Shpesh, mendja kërkon t’i rikthehet asaj periudhe të jetës, gjatë së cilës ke qenë me këtë njeri dhe të jep sinjalin e ndjenjave dhe shpresave që janë të lidhura me ish-in. Pra, nëse ëndërron se je në të njëzetat dhe po martohesh për herë të parë, mendja po sjell në kujtesë atë periudhë që ke kaluar me të.

"Ish të dashurit në një ëndërr mund të jenë simbol i shpresës për dashurinë që aktualisht mungon në jetën tënde ".

Njerëzit kalojnë nëpër një jetë me shumë strese. Ndonjëherë kjo periudhë bëhet edhe më shumë e tillë nga partneri. Kur je në një marrëdhënie të pashëndetshme, nënndërgjegjja, ndonjëherë kërkon një periudhë më të lumtur të jetës, në ëndërr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat