Vajza, këto janë shenjat se i dashuri ju do vërtetë

Life style

Vajza, këto janë shenjat se i dashuri ju do vërtetë

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 07:20
Ilustrim

Dashuria në ekran dhe në librat romantikë na bën të mendojmë se një burrë që sinqerisht e do një grua gjithmonë duhet t’i dhurojë asaj buqeta gjigante lulesh e bizhuteri të shtrenjta, të bëjë gjëra të çmendura dhe të shpëtojë botën (të paktën një herë).

Por kur gratë nuk marrim sinjale të tilla dashurie, zhgënjehen dhe ndjejnë se mashkulli që kanë në krahë nuk i do.

Por a është kjo e vërtetë? Apo burrat shprehin dashurinë e tyre në një mënyrë tjetër?

Më poshtë po ju sjellim disa fakte shkencore që tregojnë dashruinë e sinqertë dhe të vërtetë më qartë se “miliona lule dhe diamantë qindra karatësh”.

Nëse i dashuri apo bashkëshorti juaj nuk bën gjithmonë një deklaratë dashurie, por bën shumicën e këtyre veprimeve, nuk duhet të hezitoni – ai ju do.

Të dëgjon më shumë se sa flet

Ai kujdeset për familjen dhe miqtë e tu

Ai asnjëherë nuk të përjashton nga muhabetet ose debatet me miqtë

Ai është gjithmonë krenar për sukseset e tua dhe i tregon edhe të tjerëve për to

Ai është mirënjohës dhe gjithmonë të inkurajon

Ai bën kompromise edhe kur ti nuk i kërkon

Ai respekton dhe e pranon opinionin tënd edhe kur ai vetë mendon ndryshe

Je gjithmonë prioriteti i tij

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat