Femrat nuk i durojnë burracakët - Bota Sot
Femrat nuk i durojnë burracakët

Life style

Femrat nuk i durojnë burracakët

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 20:23
Ilustrim

Mos i plotësoni të gjitha tekat e saj. Femrat e duan kujdesin, mirëpo nëse në mënyrë të pamatur i bëni komplimente, i blini lule dhe dhurata dhe silleni si qenush, ia ulni vetes shanset që t’ju trajtojë si mashkull.

Në atë mënyrë vetvetes “ia prisni degën në të cilën qëndroni”, lini përshtypje të butë, të personit që vetëm plotëson dëshira dhe nuk e ka egon e vet dhe tregoheni që jeni plotësisht i pushtuar.

Femrat nuk duan që pranë vetes të kenë burracakë. Definicioni i burracakut ka qenë “mashkulli që di të bëjë çdo gjë që dëshiron femra”, e kjo femrave nuk u është tërheqëse, mbase vetëm në fillim të lidhjes. Femrat duan meshkuj të cilët dinë t’i bien tavolinës me grusht kur duhet.

Dëshirojnë të ndihen të sigurta dhe të mbrojtura dhe nuk duan të jenë me dikë i cili është plotësisht i paparashikueshëm. Ajo që kërkojnë nga ju ndoshta juve ju duket e tepërt, mirëpo të gjitha ato janë gjëra normale, por jo edhe bonuese të cilat do të mund t’i meritoni.

Në vijim, disa këshilla se s’duhet të silleni që të mos dukeni se i ngjani burracakut.

1. Jini të sinqertë
Mos luani lojëra. Nuk e kemi fjalën për atë se si do t’i përgjigjeni kur e dashura ju pyet: “A do të dukem e shëndoshë nëse e vesh këtë fustan?” Përse është aq e vështirë të thoni vërtet atë që mendoni? Nganjëherë edhe nuk është e lehtë, por është dëshmi e “normalitetit”. Bëhuni xhentëlmen deri në fund, dhe një ditë ndoshta do të mund t’jua falin. Atij tjetrit assesi.

2. Jini besnikë
Në të kundërtën, fare mos krijoni lidhje dashurie. Askush nuk do t’ju fajësojë nëse dëshironi ende të argëtoheni, por do t’ju fajësojnë nëse veproni ashtu derisa jeni në lidhje me dikë. As ju nuk do të dëshironit t’jua bënte ndokush të njëjtën gjë.

3. Tregoni që e doni
Madje edhe atëherë kur keni obligime të shumta. Gjithmonë gjeni kohë që së paku t’i dërgoni ndonjë porosi SMS, e cila vërtet është imtësi, ndërkaq nuk do të keni idenë se sa do ta gëzojë. Në të vërtetë, shumë shpesh imtësitë janë shumë të rëndësishme, sepse shumëçka tregojnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test