E martuar dhe me fëmijë, fierakja rrëfen dramën e jetës: Problemi me burrin nisi në krevat

Life style

E martuar dhe me fëmijë, fierakja rrëfen dramën e jetës: Problemi me burrin nisi në krevat

Më: 3 mars 2018 Në ora: 20:54
ilustrim

Që një martesë të jetë e lumtur padyshim që duhet të përbehet nga disa komponentë, ku njëri prej tyre është edhe seksi.

Nëse njerëzi mendojnë që marrëdhënia seksuale është vetëm për qejf dhe për riprodhim, ky mendim është i gabuar.

Një grua nga Fieri ka shkruar për JOQ.al duke rrëfyer vështirësitë që i janë shfaqur në jetë nga komplikacioni në marrëdhënien seksuale me bashkëshortin e saj, i cili “kënaqet” brenda pak sekondave.

Pas shumë vizitave nëpër spitale, zbulohet që i shoqi vuante nga “Vagina Dentata”, të cilën zonja e shpjegon si më poshtë:

Përshëndetje JOQ Jam një vajzë, grua, nene nga Fieri. Kam tre dite qe nuk fle, me është shembur bota. Un kam një familje te bukur nga jashtë ,kam gjithçka qe një femër mund te doje. Nje burrë 2 metra, një djalë 6 vjeç, një dyqan timin dhe burri një biznes te tijin, por kjo nuk me mjafton mbase jam egoiste por me kalimin e kohës po behet një gjë shumë e rend për ta anashkaluar.

Un me burrin tim nuk bëjmë dashuri ose me qartë nuk bëjmë marrëdhënie seksuale komplete, burri im nuk arrinte dot te përfundonte aktin seksual fillojmë gjithmonë me preliminari dhe shkon gjithçka mirë por kur fillon me hyrjen e tij te un brenda 40 sekondash ai ulet dhe nuk arin deri ne fund te marrëdhënies seksuale dhe fëmijën mezi e kemi bërë. Ku s’kemi shkuar, lloj lloj doktorësh në Tirane, Durrës, kemi shkuar te kisha e laçit deri në një teqe në Gjirokastër ku ishte një nga këto dervishët “me këpucë prada” që na këndoi një këngë e tha tani jeni ne rregull mos shkoni kot neper doktor, kemi prishur qindra euro.

U lodhem dhe vendosem te shkonim ne Itali, kemi dy jave qe jemi këtu, kemi bërë shumë analiza dhe në fund një doktor që na ndiqte ne, na kërkoi të bënim një vizitë tek psikologu. Shkuam atje te martën dhe aty psikologja pasi pa gjithë dokumentet, e na beri disa pyetje na tha se problemi që kishim quhej “vagina dentata” …nuk kuptoj shumë mirë italisht dhe fillova të qaja se kujtova se e kisha unë problemin duke dëgjuar fjalën “vagina dentata” kujtova se kisha ndonjë gjë unë.

Por jo, kjo ishte një simptomë qe e paskan meshkujt dhe paska shumë njerëz me problem, në përgjithësi e kanë meshkujt që kanë pasur nënat e tyre autoritare. Truri i burrit ka fobi të fusë penisin e tij në vaginë se i jep ndjenjë frike, sikur aty brenda mund t’i këputet ose thjesht t’i ngelë brenda.

E di qe duket për te qeshur, por ne fakt është diçka reale dhe shumë e përhapur. Kam tre ditë që nuk fle, s’di ç’të bëj. Vërtet ju do thoni që mendo për fëmijën, por them që dhe un jam akoma e re, fëmijën e dua sa jetën time, por përse duhet ta shkatërroj jetën time me dikë që nuk më përmbush disa nevoja jetike për një çift?!!

Pastaj nga kjo lloj simptome ai bëhet dhe nevrik kemi shumë sherre në shtëpi dhe fëmija do e kuptonte që më mirë të ndahemi kur s’ka harmoni, atij tani i duhen ilaçe për trurin ku di un si mund ta kapin ato ilaçe?!

Me gjithë këto vrasje që po ndodhin në Shqipëri nga njerëz që nga jashtë dukeshin perfekt, por ne fakt kanë pasur probleme psiqike dhe ky i imi është me probleme, un e di dhe tani kam vendosur ta lë.

Por do doja te dija se nëse ka ndonjë femër që ka këtë problem ose dhe vet ndonjë mashkull, si e menaxhon? Ose si e ka zgjidhur!!! Jam vërtet në hall…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat