Dashuria dhe martesa: Komunikoni para se t’i mbyllni sytë në altar

Life style

Dashuria dhe martesa: Komunikoni para se t’i mbyllni sytë në altar

Më: 4 mars 2018 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Gjëja e parë që duhet të bëni para se të vendosni që të martoheni, është ta njihni mirë se kush është personi që po planifikoni të çoni jetën me të.

Dijeni, nuk e keni në dorë shkopin magjik që të bëni transformimin. Kurrë mos paramendoni se personi me të cilin po martoheni do të ndryshojë,  mendojeni se ai/ajo do të jetë për tërë jetën ai që e  njihni aktualisht.

Është e vërtetë se njerëzit ndryshojnë nëpër vite. Nëse jeni martuar të rinj duhet të zhvilloheni bashkërisht por që s’mund të siguroheni se cili do të jetë rezultati, shkruan Agw.

Për më shumë se 20 vjet, hulumtuesi Karney dhe Bradbury shkruan se çka duhet sjell martesës, vullnetarizmin, mënyrën e përballjes me stresin dhe adaptimin. Nuk bëheni shenjtor me t’u martuar.

Kjo më shumë vlen për gratë të cilat martohen me burrat që nuk kanë njohuri për punët e shtëpisë.

Është shumë me rëndësi për të dy palët që të dinë se di të përballen me problemet. Biseda është më se e nevojshme. Nëse nuk keni muhabet të mirë kur martoheni, pastaj prisni rënien e shpejtë.

Prandaj hulumtuesit thërrasin për komunikim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat