Pesë gjëra që nuk duhet të harroni pas seksit

Life style

Pesë gjëra që nuk duhet të harroni pas seksit

Më: 4 mars 2018 Në ora: 17:52
Ilustrim

Gjithmonë ju tregon se çfarë duhet të bëni para seksit, dhe ç'të themi për seksin. Por, çfarë pas seksit?

Ka disa gjëra që duhet të bëhen pas seksit - veçanërisht gratë. Ekspertët këshillojnë çfarë duhet të bëjmë, në lidhje me ruajtjen e shëndetit tonë.

Shkoni në tualet

Gjatë marrëdhënieve seksuale mund të shkaktohet inflamacioni i fshikëzës. Andaj, është e nevojshme që pas seksit të shkohet për urinim në tualet.

Pastroni pjesët intime

Gjatë seksit ne shkëmbejmë lëngjet - por edhe bakteret. Për të shmangur mundësinë e infektimit, shpëlani zonën intime me ujë të vakët.

Vishni rroba pambuku

Infeksionet e fshikëzës së urinës, dhe inflamacionet e ngjashme, mund të parandalohen më tej duke mbajtur pëlhura pambuku, pasi kështu parandalon shumëzimin e baktereve të dëmshme.

Pini ujë

Njësoj sikurse pas trajnimit, edhe pas seksit është e nevojshme të "rikthesh" ujin e mjaftueshëm për trupin. Sidomos nëse keni gojë të thatë, ose vagjinë po ashtu të thatë gjatë seksit.

Ledhatojuni

Hulumtimet kanë treguar se çiftet që ledhatohen për një kohë të gjatë pas seksit - herën tjetër përjetojnë më shumë kënaqësi gjatë çuarjes në dashuri. Shkaku i kësaj është oksitocina, një i ashtuquajtur "hormon i dashurisë", që sekretohet pas seksit dhe është gjithashtu meritor për disponim të mirë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat