Sa ndikon fati në të qenët i suksesshëm - Bota Sot
Sa ndikon fati në të qenët i suksesshëm

Life style

Sa ndikon fati në të qenët i suksesshëm

Më: 8 mars 2018 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Njerëzit e suksesshëm kanë më shumë fat sesa ne mund të mendonim. Të qenët i zgjuar dhe i talentuar nuk mjafton, shprehen shkencëtarët.

Sipas një studimi të fundit shkencor, njerëzit më të suksesshëm në botë, janë ata që thjesht kanë pasur më shumë fat në krahsim me disa të tjerë.

Edhe pse për shumë mund të jetë e njohur shprehja se “fati luan një rol të rëndësishëm në të qenët i suksesshëm”, shkencëtarët thonë se një fakt i tillë shpeshherë është nënvlerësuar.

Chengwei Lau nga Shkolla e Biznesit Warwick shprehet se “Bill Gates për shembull në fillimet e karrierës përfitoi nga njohjet e familjes së tij me kryetarin e IBM-së, gjë kjo që i mundësoi atij nënshkrimin e një kontrate me kompaninë PC, dhe aksesin në programe të avancuara kompjuterike, në një kohë kur vetëm 0.01 për qind nga gjenerata e tij kishin filluar t’i përdornin kompjuterat. Asnjëri nga dy shembujt e mësipërm nuk hedh poshtë talentin dhe punën e tij të palodhur, por që sipas shkencëtarëve janë të pamjaftueshme për të arritur deri aty ku Bill Gates arriti.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Catanias në Siçili të Italisë, u arrit në përfundimin se disa prej njerëzve më të suksesshëm në botë nuk është se kanë ndonjë talent apo zgjuarsi e cila është shumë herë më e lartë se ajo e njerëzve të tjerë, por ajo çka i diferencon ata nga të tjerët është fati. Njërëzit më të suksesshëm janë ata më me fat, ndërsa ata të pasuksesshmit janë ata që nuk kanë fat, shprehet Alessandro Pluchino, profesori që drejtoi këtë studim.

Pra, a është fati një faktor i rëndësishëm në suksesin tonë?

Profesor Lau nga Shkolla e Biznesit Warwick vazhdon më tej duke shpjeguar edhe raportin 80:20 të shpërndarjes së pasurisë së botës.

Raporti apo rregulli 80:20 respektohet që në momentin kur 80 për qind e popullsisë zotërojnë 20 për qind të kapitalit total,ndërsa pjesa tjetër, 20 për qindëshi i mbetur zotëron 80 për qind të këtij kapitali.

Në këtë raport mund të ketë pasur edhe nga ata individë që vetëm me anë të talentin kanë ngjitur majat e suksesit, por sipas shkencëtarëve, pjesa më e madhe e “më të suksesshmëve” janë ata që kanë pasur më shumë fat në krahasim me të tjerët.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test