Historia e shkodranes: Si më shiti daja te plaku italian për 500 mijë lekë - Bota Sot
Historia e shkodranes: Si më shiti daja te plaku italian për 500 mijë lekë

Life style

Historia e shkodranes: Si më shiti daja te plaku italian për 500 mijë lekë

Më: 8 mars 2018 Në ora: 20:46
ilustrim

Një histori rrënqethëse është rrëfyer nga një 40-vjeçare. Gruaja thotë se jeta e saj është shkatërruar në moshën 24-vjeçare kur familjarët e kanë martuar me zor me një shtetas të huaj, asokohe 56 vjeç.

“Historia e jetës time ka qenë një ferr i vërtetë, por sot mund të them që kam shpëtuar. Shpëtuar fizikisht se shpirtërisht jam e vrarë për së gjalli.

Kam lindur në Shkoder, por pas vdekjes së babit jetuam në një tjetër qytet me mamin. Jetuam te dajat.

Ishim shumë të varfër dhe familja e gjitha punonte në bujqësi. Edhe unë punoja shumë, edhe pse kisha shumë dëshirë që të vazdoja shkollën.

Por në vend që të më plotësohej mundësia për tu shkolluar, mua më gjetën burrën.

Më saktë me një plak italian sepse isha 24 vjeçe e ai 56 vjeç. Ma bëri daja dhe burri vetë më ka thënë që dajës tim për mua i ka dhënë 500 mijë lekë shqiptare që të më jepte mua.

Me atë jeta mu bë sterrë. Sepse thonë që të huajt janë liberal, por mua më qëlloi xheloz i sëmurë. Kishte ndarë dy gra para meje.

Nuk më dhunonte fizikisht sepse këtu ligjet janë të forta, por presioni psikologjik ishte i tmerrshëm.

Sa hapte sytë në mëngjes sajonte sikur kisha përmendur emra të tjerë meshkujsh në gjumë. Kur tërë jetën time s’kisha pasur askënd përveç tij.

Ditën mos të hapja telefoni për pak sekonda bëhej name. Arrija deri aty sa kur dilja me ndonjë të njohur duhej ta mbaja telefonin hapur që ai të dëgjonte bisedat.

Nuk bëhej fjalë të nisja punë, me pak fjalë kam jetuar deri pak vite më parë e izoluar si në burg.

Ai vdiq nga infarkti dhe prej asaj dite sikur kam gjetur veten.

Nuk e lija sepse nuk kisha ku shkoja. Tani kam nisur të jetoj, por sërish ndihem se kam humbur vitet më të bukura…”, shkruan ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test