Një në dy çifte s’ka dialog, si ta luftoni

Life style

Një në dy çifte s’ka dialog, si ta luftoni

Më: 8 mars 2018 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Sipas një sondazhi të fundit, një në dy çifte nuk komunikon siç duhet mes tyre. Ndër ndikuesit më të mëdhenj është përdorimi i celularit. Gjithsesi kjo çështje, sipas psikologëve, është e zgjidhshme nëse marrëdhënies suaj i shtoni disa “përbërës” pozitivë

Të ndjerit, të kuptuarit dhe të dëgjuarit ndërton një kusht esencial për harmoninë e çiftit, megjithatë aftësia për të ndërtuar një dialog të mirë duket një objektiv ende i largët. Ky është përfundimi pas shqyrtimit të të dhënave të një sondazhi të kryer nga GfK Eurisko.

Zbuloni se cilët janë armiqtë e një komunikimi të mirë dhe shtoni “përbërësit” pozitivë që janë në gjendje të përmirësojnë marrëdhënien tuaj.

Mungesa e dialogut

Siç thuhet nga studiuesit, problemi i takon një çifti nga dy: tri në katër persona e konsiderojnë një element thelbësor, kur partneri të dëgjon dhe të kupton. Megjithatë nuk është një fakt i marrë parasysh. Sipas të intervistuarve, prezenca e një dialogu të mirë duket madje më e rëndësishme sesa afrimiteti seksual, megjithatë rrugëtimi është ende i gjatë.

Armiqtë e dialogut

Më kryesorët janë punët e shumta, koha dhe celulari. Të qenët të zënë në aktivitete të ndryshme ul nivelin e vëmendjes dhe kjo bëhet shkak për humbjen e informacioneve të rëndësishme. Thuajse jemi gjithmonë me nxitim dhe rezultati është që, gradualisht, kemi më pak kohë dhe durim. Për pasojë nuk dimë të dëgjojmë më të tjerët, as partnerin.

Ndryshoni zakonet

Shikimi i hedhur në tablet ose celular ndërkohë që zhvillohet një bisedë ose temë, është një sjellje gjithnjë e më e zakontë, që tregon një zakon të keq. Ndaj kur uleni në tavolinë ose kur flisni me partnerin, mësohuni t’i dedikoni atij të gjithë vëmendjen tuaj: është një çështje respekti dhe në të njëjtën kohë kjo do t’ju ndihmojë të perceptoni vërtet atë se çfarë po ju komunikohet.

Pjesa jo verbale

Fjalët ndërtojnë vetëm një pjesë të komunikimit. Vëzhgoni joverbalen. Çfarë po ju komunikon tjetri përmes trupit? Shprehja e syve dhe e fytyrës, skuqja e mollëzave, lëvizja e këmbëve ose e krahëve mund të japin informacione të rëndësishme mbi emocionet e momentit. Lëreni atë çfarë jeni duke bërë: shpërqendrimet përkeqësojnë aftësinë e dëgjimit.

Komunikimi i mirë

Mungesa e kohës për ta kaluar së bashku nuk e ndihmon procesin e dialogut. Ndër të tjera, shpesh jemi aq të përqendruar mbi objektivat tanë, saqë nevojat e shprehura të partnerit/es i konsiderojmë si një rrezik të vogël ndaj asaj se çfarë duam. Ndaj, mësohuni të ndërtoni një hapësirë të zakonshme në mënyrë që çdokush mund të shprehë atë që ndien.

Kontakti i lëkurës

Seksualiteti, sidomos për meshkujt, ndërton një kanal të mirë komunikimi. Arsyeja? Gjatë intimitetit, ne ndjekim më pak rrugën e logjikës dhe i flasim tjetrit duke privilegjuar emocionet. Përmes afërsisë epidermike krijohet një mënyrë për të qëndruar së bashku më të lidhur fizikisht: jetoni këto momente si një okazion, nëpërmjet të cilit mund të tregoni afeksionin tuaj dhe të shpjegoni nevojat që keni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat