Kontraceptivë edhe për meshkujt

Life style

Kontraceptivë edhe për meshkujt

Më: 19 mars 2018 Në ora: 23:41
Ilustrim

Cilësia e farës është pasqyrë e shëndetit të përgjithshëm mashkullor. Ky është konkluzioni që kanë nxjerrë studiuesit, të cilët theksojnë se ata që kanë një koncentrim të ulët spermotozik paraqesin një rrezik më të madh për t’u prekur nga sëmundje kardiovaskulare, problem metabolike, diabeti dhe masë më të ulët kockore.

Sipas mjekëve, një kampion analizash nuk duhet të ketë më pak se 39 mln spermatozoidë. Ndërsa në studime theksohet se meshkujt sterilë janë më të prirur të kenë probleme serioze shëndetësore që mund të reduktojnë cilësinë dhe kohëzgjatjen e jetës.

Ndërkohë nga ana tjetër, sapo ka rezultuar me sukses eksperimentimi i kontraceptivit të parë për meshkujt. Kështu, një pilulë në ditë do shërbejë për të parandaluar shtatzanitë e padëshiruara dhe do të jetë pa efekte anësore. Studimet janë kryer në SHBA, megjithatë do duhen ende verifikime të tjera para se të dalë në treg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat