Gabimi që bëjnë çiftet gjatë marrëdhënies intime, ja çfarë nuk dini për kondomët dhe lubrifikantët

Life style

Gabimi që bëjnë çiftet gjatë marrëdhënies intime, ja çfarë nuk dini për kondomët dhe lubrifikantët

Më: 24 mars 2018 Në ora: 14:21
Ilustrim

Në ndryshim nga metodat e tjera kontraceptive si pilulat apo spiralja, kondomi është e vetmja metodë që ju mbron nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Megjithatë asgjë nuk rezulton të jetë aq e thjeshtë sa duket pasi dhe kondomi mbart rrezikun e tij.

Veç çarjes, ajo që nuk dinë çiftet e reja është se këtë të fundit nuk duhet ta përdorni kurrë nëse është me përmbajtje lateksi dhe gjatë aktit përdorni gjithashtu dhe lubrifikantë me bazë vajore si ulliri apo kokosi.

Vajrat bio, pra lubrifikantët natyralë kanë aftësinë të shpërbëjnë lateksin dhe ta bëjnë atë të padobishëm. Nëse përdorni kondomë , duhet që lubrifikanti të jetë me bazë uji apo silikoni!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat