Seksi oral, meshkujt rrezikohen katër herë më tepër të preken nga kanceri

Life style

Seksi oral, meshkujt rrezikohen katër herë më tepër të preken nga kanceri

Më: 25 mars 2018 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Burrat e moshës së mesme janë në rrezik më të madh të preken nga HPV, i cili shkakton kanceri në fyt dhe gojë.

Një gjë e tillë nuk vlen edhe për femrat dhe ekspertë besojnë se kjo ndodh për shkak se burrat kanë imunitet m të ulët.

Human papillomavirus (HPV) konsiderohet si njëri nga sëmundjet më të pranishme të transmetuara përmes rrugës seksuale që prek katër në pesë njerëz në botë.

Studiuesi i HPV-së, Ashish A. Deshmukh nga Universiteti i Floridës, thotë se evidencat tregojnë qartë se burrat preken më shpejt nga viruset orale se sa femrat, edhe pse të dyja gjinitë praktikojnë të njëjtën mënyrë të seksit.

Statistikat nga NHS tregojnë se meshkujt heteroseksual në moshën e tyre 40 dhe 50-vjeçare janë më tepër të prekur nga gjendja, ndërkohë që numri i kancerit në fyt dhe gojë është rritur më shumë se 300 për qind në dy dekadat e fundit.

Virusi HPV është detektuar në 70 për qind të këtyre rasteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat