Si të dalloni 5 llojet e fondatinave dhe të zgjidhni atë të duhurën

Life style

Si të dalloni 5 llojet e fondatinave dhe të zgjidhni atë të duhurën

Më: 25 mars 2018 Në ora: 23:50
Ilustrim

Përpara produkteve kozmetike, femrat e ndjejnë veten si në parajsë dhe në ato momete duket se kanë gjithçka që duan. Buzëkuqe të nuancave të ndryshme, pluhura që të nxjerrin në pah mollëzat, manikyrë, rimelë e kremrat pudër që të fshehin çdo shenjë të fytyrës.

Duket se asgjë nuk mund të shkojë keq deri sa femrat kujtohet se nuk mund të marrin të gjithë dyqanin në shtëpi dhe mes dhjetra produkteve duhet të zgjedhin vetëm disa.

Nëse rimeli, manikyri apo lapsi i buzëve nuk merr një rëndësi të madhe nga femrat, duhet ta pranojmë se për fondatinën nuk mund të themi të njëjtën gjë. Duke qenë se kremi mbulon fytyrën tonë për orë me rradhë gjatë një dite dhet zgjedhur a ii duhuri për tipin e lëkurës sonë. Para se të zgjidhni nuancën që ju shkon përshtat lëkurës duhet të njihni dhe gjuhën e kremrave !

Ekzistojnë 5 lloje fondatinash dhe Living do të bëjë dallimin mes tyre. 
Kremi BB është shkurtim për fjalën “Beauty Balm” . Hidraton lëkurë, i shkon çdo ngjyre lëkure dhe është ideal për përdorim të përditshëm.
Kremi CC- “Color Control” veçse hidraton , mund të zhdukë çdo shenjë apo njollë nga lëkura juaj. 
Kremi DD- “Daily Defense” është një krem që mbron lëkurën tuaj nga rrezet UV, por nuk rekomandohet të përdoret shumë pasi bllokon poret. Është i përshtatshëm për moshat e dyta e të treta.
Kremi EE “Extra Exofoliation” Hidraton, mbronë lëkurën nga rrezet dhe eleminon qelizat e vdekura. Nuk janë shumë të përdorur dhe nuk rekomnadohet për femrat me lëkurë të hollë dhe sensitive.
Kremi PP “Pink perfect” Është baza ideale dhe asnjëherë nuk duhet ta shihni si një krem që mund të përdoret i pavarur. Sipër kremit PP duhet të vini medoemos një shtresë tjetër kremi fondatinë (make up-i)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat