40-vjeçari: Shkoj me shumë femra, por kam një dilemë me gruan

Life style

40-vjeçari: Shkoj me shumë femra, por kam një dilemë me gruan

Më: 2 prill 2018 Në ora: 17:43
Ilustrim

Jam i martuar, por e tradhtoj bashkëshorten vazhdimisht. Nuk kam qen asnjëherë besnik ndaj grave t mia. Jam martuar që në moshën 19-vjeçare me të dashurën e parë, pasi ajo ishte shtatzënë.

Kjo është historia e një 40-vjeçari i cili kërkon ndihmë nga psikologia e “The Sun”.

Pas dy vitesh na erdhi në jetë edhe një fëmijë, por vazhdoja lidhjet jashtëmartesore gjatë gjithë kohës, e si pasojë u divorcuam pas 9-vitesh. U ndava keq me të por edhe me fëmijët, të cilët tani janë adoleshentë dhe nuk më flasin.

Ndërkohë partneren e tanishme e takova 10 vite më parë. Unë jam 40 vjeç dhe ajo 37. Bashkë kemi 2 djem, 8 dhe 7 vjeç si dhe një vajzë 5-vjeçare. Edhe këtë e kam tradhtuar. Disa nga lidhjet kanë qenë afatgjatë, e disa të tjera të shkurtra.

Por gjithçka ndryshoi kur ndryshuam zyrën e punës, aty ku është një femër 30-vjeçare, e bukur, e zgjuar dhe shakatore. Një ditë shkova në punë me vonesë dhe më takoi të qëndroja vetëm me të në punë. Po bisedonim dhe atmosfera aty filloi të ndryshonte. Papritur nisëm të putheshim dhe më pas përfunduam duke bërë seks. Kam nisur të kem ndjenja për të, por ajo thotë se është e përqendruar te karriera dhe se me mua dëshiron vetëm seks me raste.

Lidhjen tonë e zbuloi partnerja ime te mesazhet në telefon. Ika nga shtëpia pasi doja të bëja jetën e beqarit, por edhe doja pranë 30-vjeçaren, e cila ka ndjenja për mua, por jo dashuri.

Ndërkohë partnerja më fali e unë u riktheva tek ajo për fëmijët. Ajo është e mrekullueshme, përveç fiziku që është mbipeshë, ndërsa e dashura është elegante dhe e tonifikuar. Çfarë të bëj?

Psikologia i përgjigjet: Je rritur në një familje kaotike emocionale? Si ishte marrëdhënie e prindërve të tu. Larg tradhtisë dhe fokusohu te fëmijët e bashkëshortja jote e “mrekullueshme”.

Ndoshta ajo do të ketë iniciativë që të dobësohet, nëse edhe ju i tregoni asaj se e doni dhe kujdeseni për të. Përpiqu të rindërtosh lidhjen tënde edhe me dy fëmijët e tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat