4 veprimet nga të cilat njerëzit e humbin simpatinë ndaj jush

Life style

4 veprimet nga të cilat njerëzit e humbin simpatinë ndaj jush

Më: 8 prill 2018 Në ora: 23:51
Ilustrim

Këto janë katër gjërat që i bëni, e që i bëjnë të tjerët të humbin simpatinë ndaj jush.

Shpërndani shumë foto në rrjete sociale

Postimi i tepërt i fotove mund të distancojë njerëzit përreth, sipas një studimi të bërë mbi 508 përdorues të Fejsbukut. Postimi i tepërt i fotove familjare i largon miqtë, postimi i tepërt i fotove me miq i largon familjarët.

Mburrje modeste

Shumica e njerëzve e bëjnë këtë gjë në intervista, duke cekur gjëra si “kam punuar shumë” apo “jam kujdesur së tepërmi”. Një studim nga Harvardi tregon se kjo gjë do i rrënojë gjasat që të pranoheni në punë. Në vend të kësaj, cekeni ndonjë dobësi që nuk do ju prishë shumë punë.

Fshehni emocionet

Studimi u tregoi ca studentëve dy video të ndryshme të fytyrës së një aktori. Në video aktori ose shfaqte emocione ose i fshihte ato. Aktori i ndjeshëm ishte më i pëlqyeshëm.

Nuk buzëqeshni

Një studim që përfshiu 100 studentë të cilëve u treguan foto të njerëzve duke pozuar. Studimi tregoi se pa marrë parasysh si pozonin modelët, ata me buzëqeshje ishin më të pëlqyeshëm. Një studim tjetër zbuloi se buzëqeshja ju bën të paharrueshëm, menjëherë pasi që keni takuar dikë për herë të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat