Si të përgatisni në shtëpi kremin e trupit?

Life style

Si të përgatisni në shtëpi kremin e trupit?

Më: 9 prill 2018 Në ora: 14:19
Ilustrim

Kremrat hidratues, gjalpi, losionet apo qumështi i trupit. Ndonëse gratë kanë shporta pa fund me produkte të tilla, këto duket se asnjëherë nuk mjaftojnë.

Po sikur t’iu jepnim një recetë kremi hidratues të bërë në kushte shtëpie, a do të merrnit mundimin ta provonit?

Përbërësit janë natyralë derisa vajrat esencialë do t’i japin një aromë fantastike kremit dhe ky i fundit nuk do të dallojë nga produktet kozmetikore të blera në dyqane.

Vaji i kokosit ka veti hidratuese dhe i rikthen lëkurës elasticitetin. Për më tepër, vaji i kokosit përmban vitaminë E, e cila është e shkëlqyer për trajtimin e ekzemës, psoriazës madje edhe djegies nga dielli.

Vaji i kokosit ka gjithashtu veti antivirale dhe antifungale.

Vaji i mentes është antiseptik dhe antibakterial. Poashtu mund të kontrollojë sekretimin e yndyrës të tepërt, duke e bërë atë një produkt të shkëlqyer për parandalimin e akneve.

Përbërësit:

1/2 filxhan gjalpë shea

1/8 e filxhanit me vaj jojoba

1/2 filxhan vaj kokosi

20 pika vaj esencial (zgjidhni aromën e preferuar)

Përgatitja:

1. Përzieni gjalpin shea, vajin e kokosit dhe atë të jojobës në një kavanoz qelqi.

2. Vendoseni këtë kavanoz në një tenxhere me ujë që vlon në zjarr.

3. Pasi vajrat të jenë përzierë bashkë, vendoseni kavanozin në frigorifer (ngrirje) derisa masa të ngurtësohet.

5. Me një mikser elektrik ose mikser dore, përzieni sërish këtë përzierje derisa tekstura të arrijë atë të gjalpit dhe ndërkohë shtoni ngadalë vajin esencial.

6. Ruajeni në temperaturë dhome.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat