Përpara marrëdhënieve seksuale mos konsumoni kurrë këto ushqime

Life style

Përpara marrëdhënieve seksuale mos konsumoni kurrë këto ushqime

Më: 15 prill 2018 Në ora: 12:13
ilustrim

Thonë që dashuria lind nga stomaku, por as seksi nuk mund t’i shpëtojë grackave të tij sidomos nëse përpara takimit pasionant me partnerin/partneren tuaj abuzoni me disa ushqime të caktuara. Studimet dhe eksperimentet e ndryshme kanë treguar se krahas atyre që kemi klasifikuar si afrodiziakë, ekzistojnë edhe një grup ushqimesh që shuajnë dhe ‘’vrasin’’ pak nga pak jetën seksuale të një çifti. Prandaj nëse nuk doni të përfundoni në telashe ereksioni apo thatësie vaginale bëni mirë t’i evitoni ushqimet e mëposhtme, mes tyre do të gjeni nga ata që ndoshta do t’ju befasojnë:

Çokollata: Ndonëse është një afrodiziak i çmuar për femrat, çokollata frenon sekretimin e testosteronit tek meshkujt dhe si pasojë ata shfaqin problem me ereksionin.

Djathi: Nuk e dimë si ia bëjnë francezët, duke patur parasysh varietetin e panumërt të djathërave që ka ky vend, por djathi para seksit është një ide e keqe për të dyja gjinitë. Me siguri do të përfundoni me dhimbje barku nga pas.

Kafeina: Kafeina rrit nivelin e ankthit, sidomos tek disa persona, njëkohësisht ajo nivelin e testosteronit dhe rrjedhimisht dëshirën seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat