Horoskopi ndryshe: Për këto veti, me siguri turpëroheni!

Life style

Horoskopi ndryshe: Për këto veti, me siguri turpëroheni!

Më: 16 prill 2018 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Në vazhdim, ju sjellim një horoskop specifik që merret me të metat tuaja. Kush nuk është gati të ballafaqohet me veten, mos ta lexojë këtë tekst.

Dashi

Motoja juaj do të duhej të ishte fjalia: “Tani, tani, tani!”. Nxitoni dhe jeni të paduruar. Nëse nuk është ndonjë ide e Dashit, Dashit nuk ia ndien për të. Dini të jeni shumë të papjekur

Demi

Posesiv dhe materialist dhe nuk dini të ndani gjë me të tjerët. Jeni kokëfort, dembel dhe hedonist.

Binjakët

Jeni aq i veçantë sa që bashkëbiseduesit nuk e dinë përse janë me ju. Ju pëlqen ta dëgjoni zërin tuaj dhe shpesh u ndërhyni të tjerëve kur flasin. Keni aq shumë hobi sa që në fund nuk i dedikoheni asnjërit

Gaforrja

Vazhdimisht e ndryshoni disponimin. Jeni i kujdesshëm dhe frikacak. Jeni të ndjeshëm dhe vështirë është të dini se cila imtësi e radhës do t’ju lëndojë.

Luani

Aq shumë e doni veten sa që nuk mund t’i rezistoni cilësdo sipërfaqe që ka reflektim. Nëse ju doni diçka, jeni gati për të bërë gjithçka që atë ta merrni. Dëshira për të qenë në qendër të vëmendjes ju kushton, sepse askush nuk e do personin që mendon se është qendra e universit.

Virgjëresha

Gjykoni gjithçka rreth vetes dhe njerëzit kurrë nuk e dinë se kur do t’i vini në teh thike. Dini të jeni cikërrimtar dhe të hidhni tek njerëzit budallallëqe të ndryshme. Ju mund të jeni edhe pesimist dhe të tërhiqni në negativitetin tuaj të gjithë që i keni në rreth.

Peshorja

Jeni të pavendosur dhe një ferr i vërtetë për të negociuar diçka me ju. Keni tendencë të hiqni dorë nga parimet tuaja vetëm për të kënaqur dikën dhe për të ruajtur paqen. Magjepsje juaj me bukurinë mund të thotë se keni shpenzuar shumë kohë duke u rregulluar.

Akrepi

Jeni hakmarrës dhe jeni gati për t’ia mërzitur dikujt jetën nëse të lëndon apo dëmton. Aftësitë tuaja të manipulimit mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin mental të dikujt. Nuk është se keni vullnet të keq, por edhe pse jeni një mjerim i vërtet.

Shigjetari

Jeni të sinqertë deri në pikën që tingëlloni se dikë nuk doni ta lëndoni. Keni dëshirë të shtireni se dini gjithçka. Nëse nuk jeni duke bërë diçka të re dhe emocionuese, ndoshta mërziteni për vdekje.

Bricjapi

Ju të obsesionuar me kontrollin dhe punën, sa që nuk e kuptoni çka është relaksi. Kënaqeni duke folur për gjëra negative dhe ushqeheni me energji negative.

Ujori

Ju pëlqen të mendoni se jeni objektiv dhe racional, që do të thotë se nxitoni të gjykoni të tjerët. Ëndërroni dhe jetoni në një botë tjetër, prandaj jeni aq të ftohtë. Gjithmonë jepni këshilla, por shpesh nuk e dëgjoni atë që në të vërtetë bashkëbiseduesi ua thotë.

Peshku

Ju pëlqen të kënaqeni me rrethanat e jetës dhe shpesh u del jeta juaj jashtë kontrollit. Shpesh dështoni të vëreni nevojat e të tjerëve. Jeni shumë naiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat