Shpjegimi i nëntë ëndrrave më të zakonshme me ish-in

Life style

Shpjegimi i nëntë ëndrrave më të zakonshme me ish-in

Më: 16 prill 2018 Në ora: 22:42
Ilustrim

Fundi i lumtur i disa çifteve thjesht nuk është shkruar në yje dhe këtë gjë na duhet ta pranojmë! Pa ndarje nuk do të kishte ish-a dhe pa këta të fundit ju nuk do të shihni ëndrrat e mëposhtme! Pas shkëputjes nga një lidhje, në mënyrë paqësore apo jo, është shumë e zakonshme të shihni në ëndërr ish-in tuaj. Një studim në faqen e internetit të ëndrrave Dreamscloud zbuloi se nga 1,172 njerëz të anketuar, 29 për qind prej tyre pranuan se kishin ëndërruar për ish partnerin dhe më poshtë Living do të shpjegojë 10 ëndrrat më të zakonshme. 
1. Të ktheheni me ish-in
Sipas Lauri Loeëenberg, një analist i ëndrrave dhe autori i Dream On It, Unlock Your Dreams, Change Your Life, kur ëndërroni sikur ktheheni me ish-in nuk do të thotë domosdoshmërisht se ju e doni këtë gjë! Por nëndërgjegjia juaj kujton kohët kur jut ë dy keni qenë të dashuruar dhe keni përjetuar “fluturat në stomak” . 
Ajo shpjegon se këto lloj ëndrrash janë më shumë për ndjenjat sesa për ish-in. 
2. Vdekja e një ish-i
Ndonëse kjo mund të duket si një lloj ëndrre traumatike, në të vërtetë do të thotë se ju jeni shkëputur totalisht nga lidhja me atë person. Pra, mos u bëni merak sepse është në fakt një gjë e mirë!
3. Të kthehesh me ish-in abuziv
Shkëputja nga një marrëdhënie abuzive apo toksike nuk është kurrë e lehtë, kështu që të ëndërroni se jeni kthyer serish me atë person mund të jetë tronditëse. Faji, zemërimi, pakënaqësia - të gjitha këto emocione negative mund të shfaqen në ëndrra. 
4. Ish-i juaj përfundon në burg
Nëse ëndërroni sikur ish-i juaj arrestohet , kjo është nënndërgjegjja juaj që po e ndëshkon. 
5. Sikur hyni në shtëpinë e tyre me forcë 
Shtëpia përfaqëson psikikën e një personi, pra, të ëndërroni se jeni duke hyrë në shtëpinë e ish-it tuaj, lind si nevojë e nëndërgjegjies suaj për të depërtuar në mendjen e tyre dhe për të kuptuar se çfarë mendojnë ata. 
6. Ish-i hyn fshehtas në shtëpinë tuaj 
Loeëenberg thotë se kjo do të thotë se ata ende ndikojnë në gjendjen shpirtërore dhe mentalitetin tuaj. 
7.Sikur jeni shtatzënë me ish-in 
Ju nuk jeni shkëputur plotësisht nga lidhja dhe thellë brenda vetes, doni sërisht të jeni me të. Sjellja në jetë e një fëmijë do të thotë që ju prisni diçka të re nga ish-i , një zhvillim të lidhjes suaj të lënë përgjysmë. 
8. Sikur ish-in e merr malli për ju
Ndiheni mirë dhe superiore sepse ju e keni harruar , e keni lënë pas krahëve, kurse ai kërkon një shans të dytë nga ju .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat