Një grua rrëfen në televizion varësinë nga seksi: e kishte bërë me gjashtë burra kohë pas kohe

Life style

Një grua rrëfen në televizion varësinë nga seksi: e kishte bërë me gjashtë burra kohë pas kohe

Më: 19 prill 2018 Në ora: 19:09
Nadia Bokody

Një grua australiane ka ekspozuar detaje shokuese për jetën që ka pasur dhe varësinë nga seksi pasi ishte divorcuar.

Nadia Bokody, kishe pasur marrëdhënie seksuale me gjashtë burra sepse ishte bërë e varur nga seksi me ta.

“Erdhi një moment kur u bë e zorshme të vazhdoja me jetën në atë mënyrë… M’u duk e zorshme të përqendrohesha në punë dhe në një moment e lashë drekën që të takohesha me njërin që e kisha njohur online,” tha ajo.

Por kjo gjë nuk e kishte përmbushur Bokodyn.

“Ne mund ta mendojmë varësinë nga gjëra si drogat apo alkoli, ama nuk po mund ta mendojmë varësinë nga seksi apo dashuria” – shpjegonte ajo para kamerave.

“Por varësia është proces trunor, dhe ka pak të bëj me zgjedhjen e njeriut”.

Nadia tha se varësia është një maskim i çështjeve personale, siç ishte rasti me të.

“Kurrë nuk e kam pasur një model mashkulli stabil në jetën time” – ka shtuar më tej ajo. Megjithëse për dikënd mund të duket se seksi konstant, i përhershëm, është një ëndërr me sy hapur, në realitet është larg asaj.

Të gjithë kemi veset tona, por vesi i saj nuk ishte aspak i shëndetshëm.

Tash Nadia është në një marrëdhënie të lumtur e të shëndetshme monogamike, domethënë me vetëm një partner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat