Prindërit nuk ishin dakord, shqiptarja merr propozimin fantastik për martesë

Life style

Prindërit nuk ishin dakord, shqiptarja merr propozimin fantastik për martesë

Më: 22 prill 2018 Në ora: 07:06
Propozimi

Në programin ”Dua të bëj të lumtur” kemi parë njerëz të cilët surprizojnë familjarët e tyre, që kërkojnë falje, por nuk kishim parë kurrë një propozim për martesë.

Para 4 vitesh në qytetin e Veronës, Anxhela kishte njohur një djalë nga Rumania, Andrein. Me kalimin e kohës ata kishin rënë në dashuri me njëri-tjetrin dhe ishin lidhur pa dijeninë e askujt. Historia e tyre e dashurisë mund të krahasohet me historinë e Romeo dhe Zhuljetës, por e vendosur në kohët moderne.

Asnjëra nga familjet nuk kishin dashur që ata të ishin sëbashku, madje shpesh herë ishin munduar edhe t’i ndanin duke i vendosur përpara zgjedhjeve. Anxhela dhe Andrei kishin zgjedhur njëri-tjerin pavarësisht vështirësive dhe pengesave të familjeve të tyre.

Koha provoi që dashuria e tyre ishte e vërtetë dhe e sinqertë. Andrei kishte menduar që ata duhej të hidhnin një hap më të rëndësishëm në jetën e tyre. Prandaj ai kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i propozuar për martesë Anxhelës.

“Anxhela të dua kur qeshë dhe të dua kur qan. Të dua kështu siç je. Nuk jetoj dot pa ty. Je e mrekullueshme, je jeta ime. Unë i kam kërkuar ndihmë publikut për të të bërë pyetjen më të bukur në jetë. A do të martohesh me mua?”.

Në këtë moment Anxhela shpërtheu në lot dhe tha: “Po, pranoj!”. Në fund Arbana Osmani i dhuroi çiftit një natë romantike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat