Rrëfimi shokues i 45-vjeçarit: Kam dy vite që nuk bëj seks me gruan, arsyeja po më frikëson

Life style

Rrëfimi shokues i 45-vjeçarit: Kam dy vite që nuk bëj seks me gruan, arsyeja po më frikëson

Më: 30 prill 2018 Në ora: 16:28
Ilustrim

Një burrë 45-vjeçar i ka shkruar një letër psikologes të “The Sun”, pasi është i martuar dhe ka nisur që të frekuentojë burrat.

Letra e burrit të martuar:

Jam një burrë 45-vjeçar i martuar, por kam frikë se jam homoseksual. Gruaja ime është 49 vjeçe dhe kemi dy vite pa bërë seks.

E dua atë, ajo është nëna e dy fëmijëve tanë të rritur, por kam 18 muaj që po takohem fshehurazi me burra. Fillimisht i takoja për të pirë diçka, pastaj kaluam në seks. E rrezikshme? E di, por besoj se do vazhdoj ta bëj sërish. A është sjellje normale kjo për moshën time?

Përgjigja e psikologes:

Nuk është e pazakontë që burrat dhe gratë biseksualë të martohen dhe të fillojnë të jetojnë një jetë biseksuale kur fëmijët e tyre të rriten.

Marrja e rreziqeve të tilla për të vepruar sipas dëshirave tuaja nuk është aq e zakonshme. Gjithashtu ju jeni duke marrë vendimi të tmerrshme për shëndetin tuaj dhe lumturinë e familjes suaj. Ekziston një element i vetë-shkatërrimit në sjelljen tuaj që mund të lidhet me fajin mbi orientimin tuaj seksual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat