Nga riveshja e mbathjeve deri tek fshirja me letra të lagura, ja çfarë (nuk) duhet të bëjë një femër menjëherë pas seksit

Life style

Nga riveshja e mbathjeve deri tek fshirja me letra të lagura, ja çfarë (nuk) duhet të bëjë një femër menjëherë pas seksit

Më: 4 maj 2018 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Një sërë gabimesh pas seksit mund të rrisin rrezikun e infeksioneve vaginale dhe urinare, por nëse do të dini çfarë duhet të bëni menjëherë pas marrëdhënies intime , ju nuk do të ndjeni as më të voglin shqetësim.

Më poshtë do t’ju tregojë femrave se çfarë (s)duhet të bëni pas marrëdhënies seksuale. 

Akti intim fizik mund të na vendosë në kontakt me një mori bakteresh dhe vetëm përmes urimit ne nuk mund të themi se kemi pastruar organin gjenital.

Gjatë një marrëdhënieje seksuale, bakteret mund të shtyhen drejt fshikëz tuaj. Menjëherë pas një raporti intim duhet të siguroheni që ju të “vetepastroheni” nëpërmjet urinimit. Urinoni dhe lahuni pas marrëdhënies fizike me ujë të bollshëm dhe me sapunë që nuk çekuilibrojnë pH e vaginës.  Lubrifikantët seksuale dhe bakteret nga gishtat apo goja mund të rrisin mundësinë e zhvillimit të infeksioneve bakeriale.

1. Mos u pastroni me letra të lagura
Nëse jeni të ndjeshëm ndaj kimikateve si alkooli, glicerinë, aromat apo vajra të caktuar, përdorimi i letrave të lagura pas marrëdhënieve seksuale mund të shkaktojë iritim. E mira është të pastroheni me ujë të rrjedhshëm.

2.Pini ujë/ Hani ushqime të pasura me probiotikë
Dehidrimi ndikon në të gjithë trupin tuaj, kështu që nëse goja juaj është e thatë dhe vagina juaj është gjithashtu e thatë. Menjëherë pas seksit si femra ashtu dhe mashkulli duhet të pijnë ujë në mënyrë që të stimulohet dhe fshikëza e urinës për të nxjerrë jashtë çdo gjë të dëmshme për organizmin. Kosi e ushqime të tjera të fermentuara kanë baktere të mira që gjenden në vaginë. Duke ngrënë këto ushqime ju do të ulni rrezikun e infeksioneve vaginale.

3.Pasi keni kryer marrëdhënie seksuale e pasi të jeni larë bëni mirë të vishni mbathje pambuku.
Pas seksit, lëkura ka tendencë të jetë e ngrohtë dhe e lagësht, në sajë të djersës e sekrecioneve vaginale. Mbathjet sintetike mund të rrisin rrezikun e një infeksioni vaginal.

Nuk duhet të flini me të brendshme prej dandelle, najloni e materiale të tilla

Pasi keni kryer marrëdhënie seksuale e pasi të jeni larë bëni mirë të vishni mbathje pambuku . Pas seksit, lëkura ka tendencë të jetë e ngrohtë dhe e lagësht, në sajë të djersës e sekrecioneve vaginale. Mbathjet sintetike mund të rrisin rrezikun e një infeksioni vaginal. Shmangni të brendshme e dantellës dhe najlonit pasi nuk lejojnë qarkullimin e ajrit .

Prania e lagështisë ndihmon rritjen e baktereve, e menjëherë pas seksit rreziku është më i madh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat