Historia e 37-vjeçares: Një takim pune më shkatërroi jetën, përfundova duke bërë s*ks me…

Life style

Historia e 37-vjeçares: Një takim pune më shkatërroi jetën, përfundova duke bërë s*ks me…

Më: 14 maj 2018 Në ora: 14:45
Ilustrim

Një grua 37 vjeçare ka rrëfyer për The Sun historinë e saj, që ka bërë seks me një djalë në punë, por që kjo i ka shkatërruar jetën e saj të përsosur.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të saj:

Në një moment dobësie, pata një marrëdhënie seksuale me një djalë në punë, por kjo më shkatërroi jetën time të përsosur.

Unë jam 37 vjeç dhe isha një grua me fat e martuar. Punoj në një departament të madh të shitjeve dhe shefi im më kërkoi tre muaj më parë që së bashku me të, të takonim përfaqësuesin e një firme të re veshjesh. Unë janë zëvendës menaxherja e atij seksioni, kështu që shefi më la me përfaqësuesin e firmës në përfundim të takimit.

Unë hodha gjithçka poshtë për një ngritje detyre të pakuptimtë.

Ishte koha afër mbylljes dhe ky djali më pyeti nëse do të doja të shkoja për të pirë diçka para se të shkoj në shtëpi. E pranova dhe i dërgova një mesazh djalit tim 15-vjeçar, për t’i thënë se do të shkoja vonë në shtëpi.

Burri im, i cili është 40 vjeç, ishte në një udhëtim pune jashtë vendit. Do të doja që ai të kishte qenë në shtëpi atë ditë. Dola me përfaqësuesin në një bar, në qendër të qytetit dhe pimë. Pastaj ai më sugjeroi një darkë në hotelin e tij. Ai ishte afër të tridhjetave dhe shumë i afërt.

Gjatë kohës së darkës ne flirtuam dhe përfunduam në dhomën e tij duke bërë seks. Të dy ne ranë dakord se kjo ishte vetëm pak argëtim, por më pas u ndjeva tmerrësisht keq.

Burri im e njeh shefin tim që nga shkolla dhe ata të dy pinë në të njëjtin bar. Disa javë më vonë, shefi im e përmendi këtë përfaqësuesin dhe më tha se ishte i lumtur që kisha qëndruar me të pas takimit.

Bashkëshorti nisi të dyshonte sepse unë nuk i kisha folur në lidhje me këtë takim, ai më pyeti dhe unë përfundova duke e pranuar.

I shkatërruar ai doli jashtë dhe ja tha djalit gjithashtu, i cili është bërë copë nga kjo histori. Djali ende jeton me mua sepse ka afër shkollën, por e takon shpesh të atin dhe mua nuk mund të më falë.

Im shoq nuk do që të pajtohemi dhe fundjavën e kaluar ai i kishte treguar djalit se po dilte me dikë tjetër. Ndihem e humbur dhe të vetmen gjë që dua është familjen time edhe burrin tim që të kthehet, por ai nuk do të ketë të bëjë me mua.

Kjo është përgjigja e psikologes:

Nëse bashkëshorti juaj ka gjetur dikë tjetër, kjo ka ndodhur shumë shpejt. Ai ka nxituar në krijimin e një marrëdhënie të re kaq shpejt, pasi martesa juaj sapo ka marrë fund dhe kjo lidhje mund të mos zgjasë.

Thuaji atij se djali juaj po vuan shumë dhe se ai do të ishte më i lumtur në qoftë se ju ribashkoheni. Kjo do të ndikojë te formimi jetësor por edhe edukimi i tij dhe do të ishte mirë që prindërit e tij të ribashkoheshin në një marrëdhënie të qëndrueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat