Mund t’i mbani veshur për javë të tëra, këto janë mbathjet që nuk kanë nevojë të lahen

Life style

Mund t’i mbani veshur për javë të tëra, këto janë mbathjet që nuk kanë nevojë të lahen

Më: 15 maj 2018 Në ora: 14:49
Ilustrim

Një krijim i veçantë dhe nga ato që mund t’i shërbejë shumë grave, ka qenë zbulimi i një kompanie daneze e cila ka dizajnuar mbathjet që nuk ka në nevojë të lahen.

Sipas tyre ky krijim i ri është unik sepse këto mbathje mund të mbahen veshur për javë të tëra pa qenë nevoja që të lahen, në qoftë se ndodhesh në rrethana të vështira, larg shtëpisë, nuk do të keni pse shqetësoheni, sepse këto mbathje nuk do t’ju krijojnë asnjë problem.

Kompania daneze ka përdorur për krijimin e tyre materiale që përdor edhe vetë NASA, ky është një material antimikrobe dhe që vret 99.9% të baktereve.

Me këto mbathje ju do të mund të ndiheni rehat sepse materiali i përdorur në to nuk lejon që të mbajë erë të pakëndshme, gjë që i bën ata mjaft të dëshirueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat