Rrëfehet punëtorja e supermarketit: Si ma mori virgjërinë kolegu e më pas...

Life style

Rrëfehet punëtorja e supermarketit: Si ma mori virgjërinë kolegu e më pas...

Më: 16 maj 2018 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Një femër 19-vjeçare ka rrëfyer për “The Sun”, historinë e saj me kolegun e saj të punës. Ajo ka treguar se ka humbur virgjërinë me kolegun, mirëpo ai menjëherë e ka lënë pas seksit për shkak të të dashurës së tij.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e saj të plotë:

E kam humbur virgjërinë time me një mashkull që me të vërtetë e doja, por ai më ka thënë përmes mesazhit në telefon që ai do të përqendrohet në marrëdhënien e tij me të dashurën e tij.

Unë dhe ai punojmë bashkë në një supermarket me orar të gjatë.

Unë jam 19-vjeçare, ndërsa ai është në të njëzetat e tij të fundit.

Ne jemi shumë të afërt. Ne puthemi dhe bëjmë gjëra të tjera së bashku. Ne vazhdojmë të themi se duhet të ndalemi, por herën tjetër që jemi së bashku, gjërat ndodhin përsëri.

Problemi i vetëm është se ai ka një të dashur, gjë që më bëri të ndihem pak fajtore.

Ajo udhëtoi diku larg gjatë fundjavës së kaluar, kështu që ai tha se ky ishte shansi ynë i fundit për të qenë bashkë. Unë shkova në banesë pas punës dhe rezultati ishte se e humba virgjërinë time me të.

Ishte aq emocionuese sa nuk mund ta ndaloja vetveten, mirëpo menjëherë pas kësaj ndjeva keqardhje, duke ditur se ne nuk kemi një marrëdhënie të duhur dhe e dashura e tij do të kthehej ditën tjetër. Por i thashë vetes se "ka ndodhur tani dhe nuk mund ta kthej orën mbrapa".

Ndonëse seksi me të ishte i mahnitshëm, ai më dërgoi një mesazh para se ta shihja herën tjetër në punë, ku më thoshte se ai tani duhet të përqendrohet në të dashurën e tij, kështu që ai dëshiron të ndalojë takimet tona dhe bisedën në punë.

Ndihem me të vërtetë keq. Ai mori atë që donte nga unë dhe më pas u tërhoq. Nuk mund të besoj se ndjeva aq shumë për të.

E ndjej se e dashura e tij ka të drejtë të dijë se cila është e vërteta e marrëdhënies tonë, mirëpo deri më tani nuk kam qenë në gjendje ta kontaktojë dhe t’ia tregojë të gjitha. Mendoj se ajo mund të mos më besoj ose të bëhet agresive kur t’ia them të gjitha.

Unë nuk i besoj një njeriu për herë të dytë.

Në fundjavë kam takuar një mashkull të moshës sime, që më bëri të ndihesha tërheqëse. Ai duket të jetë i interesuar për mua dhe një mik i dha atij numrin tim.

Por, unë nuk mund të lëndohem përsëri, kështu që unë duhet ta largojë nga vetja.

Përgjigjja e psikologes:

Ju e dinit që në fillim se ai kishte një të dashur. Kjo ishte sjellje e rrezikshme dhe çfarë shpresuat që do të ishte rezultati?

A do të ishit më mirë nëse ai do të kishte vazhduar të të shihte të dyja? Apo po shpresonit ta trulloshni atë në mënyrë që ta kishit të gjithin për veten tuaj?

Duket sikur po shijonit tronditjen e të gjitha gjërave dhe u morët me veten.

Mos i thuaj të dashurës së tij. Kjo nuk do t'ju bëjë të ndiheni më mirë dhe mund t'ju shkaktojë probleme të mëdha në punë.

Po, sjellja e tij ishte që ju la pas dore.

Mësoni nga ajo që ndodhi. Ju nuk mendonit se do të lëndoheshit, por jeni lënduar.

Në të ardhmen, mos u lidhni me një njeri, nëse nuk ndiheni të sigurt se ai është i vetëm dhe i lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat