Dy lulet që patjetër duhet t’i keni në dhomë të gjumit për të fjetur më mirë

Life style

Dy lulet që patjetër duhet t’i keni në dhomë të gjumit për të fjetur më mirë

Më: 17 maj 2018 Në ora: 15:30
Ilustrim

Personat që kanë probleme me gjumë padyshim se do të gëzohen kur ta kuptojnë se ka shumë lule të cilat jo vetëm se ua pastrojnë ajrin në dhomën e fjetjes, por edhe iu ndihmojnë të bëjnë gjumë kualitativ gjatë natës.

Ju sjellim dy lulet të cilat, sipas ekspertëve, janë të përsosura për t’i mbajtur në dhomë të fjetjes nëse keni probleme me gjumë.

Jasemini
Jasemini është bimë me lule të vogla të bardha dhe aromë të ëmbël, ndërkaq është vlerësuar për karakteristikat relaksuese qysh prej kohërave të lashta.

Përveç tjerash, kjo lule ndikon pozitivisht edhe në kualitetin e gjumit, duke e përmirësuar atë dukshëm.

Vlen të ceket se vajrat esencial të jaseminës janë gjithashtu më të mirët për ankth dhe depresion.

Livando
Livando është lule tjetër që për një kohë të gjatë është vlerësuar për efektet qetësuese.

Por, një studim i vitit 2008 kishte konstatuar se aroma e livandës iu ndihmon bebeve të bëjnë gjumë më të mirë dhe më të thellë.

E mira e livandës është se ka aromë relaksuese dhe të kënaqshme për personat e të gjitha moshave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat