Gabimet rreth aplikimit të deodorantit që ndoshta nuk i keni ditur - Bota Sot
Gabimet rreth aplikimit të deodorantit që ndoshta nuk i keni ditur

Life style

E martë, 23 tetor 2018

Gabimet rreth aplikimit të deodorantit që ndoshta nuk i keni ditur

Më: 17 maj 2018 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Një person i pjekur ju ndoshta mendoni se i keni perfeksionuar gjërat bazike në jetë. Të pastroni veten, të visheni, të ushqeheni, këto lloj gjërash me pak fjalë.

Por, kush e ka menduar se ndoshta keni gabuar në një pjesë integrale të kësaj rutine normale, gjegjësisht vendosja apo aplikimi i deodorantit.

Ju ndoshta mund ta mendoni se aplikimi i deodorantit duket kaq i thjeshtë, një spërkatje e shpejtë, por realisht paraqet një mënyrë më komplekse se kaq.

Këtu po ju paraqesim 4 gabimet që mund të bëni dhe vërtetë do të befasoheni:

Aplikoni deodorant mënjëherë pas dushit

Ndoshta ka kuptim të aplikoni sprejin anti-djersë sa më shpejtë që të pastroheni, në mënyrë që të parandaloni djersitjen, por problemi qëndron në atë se sqetullat tuaja ende mund të jenë të lagura. Për të arrirë rezultate më të mira, aplikoni deodorant në lëkurë plotësisht të thatë.

Aplikoni deodorant në mëngjes

E pra, kjo është një gjë e re. Me sa duket, aplikimi i sprejit anti-djersë duhet të jetë pjesë e regjimit tuaj të mbrëmjes, e jo në mëngjes, që të siguroheni se është absorbuar plotësisht. Aplikojeni natën para gjumit, duke e lënë që të thahet plotësisht. Lëreni brenda natës dhe pastrojeni në mëngjes me sapun dhe ujë.

Nuk e lejoni që të thahet plotësisht

Ju duhet ta lejoni deodorantin tuaj që të thahet plotësisht, thekson Dr. Harper, e cila madje sugjeron përdorimin e një tharrëse flokësh në verzion të ftohtë, për të ndihmuar procesin e tharjes sa më shpejtë.

Aplikoni shumë shpesh deodorant

A vendosni deodorant çdo ditë? E pra, nuk duhet ta bëni edhe aq shpesh, nëse investoni në një deodorant mjaft të mirë. Aplikoni nga dy herë në të dy sqetullat dhe nuk keni nevojë ta përsërisni procesin disa herë gjatë ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test