Zbulohet shkaku pse kemi bel të trashë

Life style

Zbulohet shkaku pse kemi bel të trashë

Më: 23 maj 2018 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Personat e trashë, yndyrat e të cilëve grumbullohen rreth belit, kanë mungesë të vitaminës D, zbulon një studim të Universitetit të Amsterdamit.

Yndyrat në mëlçi po ashtu është e lidhur me uljen e nivelit të ekspozimit ndaj dritës së diellit te meshkujt me mbipeshë, por jo edhe te femrat.

Nuk është e qartë nëse mungesa e vitaminës D kontribuon në grumbullimin e yndyrës në abdomen ose nëse mbipesha ndikon në uljen e nivelit të vitaminës.

Studimet e mëhershme sugjerojnë se reduktimi i nivelit të vitaminës D shkakton artritin, astmën dhe diabetin e tipit 1, pasi luan rol në forcimin e imunitetit dhe parandalimin e inflamacioneve.

Shkencëtarët kanë analizuar yndyrën e grumbulluar në bel si dhe në pjesët tjera të trupit te njerëzit e moshës prej 45 deri 65-vjeç, të cilët morën pjesë në studimet e mëhershme. 

Po ashtu atyre iu është matur edhe niveli i vitaminës D.  Rëndësia e kësaj vitamine, sipas shkencëtarëve, ndikon në parandalimin e dëmtimeve në zemër, inkurajon ngritjen e prodhimit të acidit azotik, i cili rregullon qarkullimin e gjakut dhe parandalon mpiksjen.       

Zbulimi është prezantuar në shoqërinë evropiane të endokrinologjisë në konferencën vjetore në Barcelonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat