Zbuloni veten sipas vënies së unazës - Bota Sot
Zbuloni veten sipas vënies së unazës

Life style

E premte, 16 nëntor 2018

Zbuloni veten sipas vënies së unazës

Më: 24 maj 2018 Në ora: 11:47
Ilustrim

Se në cilin gisht e vëni unazën tregon për karakterin tuaj.

Kjo bazohet në atë se preferencat e njerëzve janë aq të ndryshme sa edhe vet njerëzit. Edhe dëshirat për ta vënë unazën në gisht ndryshojnë.

Këtu do të paraqesim domethënien e vënies së unazës në gishta:

Gishti i madh – paraqet logjikët dhe fuqinë e vullnetit, kujdeset për personalitetin dhe kontrollon veprimet. Megjithatë është simbol i fuqisë si dhe mendimeve te pavarura dhe lirisë.

Gishti tregues – Paraqet nevojën për të arritur ego dhe krijim të autoritetit. Vlen të ceket se mbretërit mbanin unaza në gishtin tregues. Pasi që mendohej se ky gisht ishte shumë i fuqishëm.

Gishti i mesëm – Është i lidhur me qëllimin e jetës. Njerëzit që mbajnë unazë në këtë gisht, zakonisht kanë dëshirë të jenë në qendër të vëmendjes.

Gishti i unazës – Paraqet lidhjen me zemër, pasi thuhet se ky gisht është i lidhur me arterien e cila kalon në zemër.

Gishti i vogël – paraqet siguri në biznes dhe lidhje personale. Është shenjë që personi dëshiron ta tërheqë vëmendjen e të tjerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test