Para se të niseni për ndonjë udhëtim – bëni këto gjëra

Life style

Para se të niseni për ndonjë udhëtim – bëni këto gjëra

Më: 26 maj 2018 Në ora: 16:22
Ilustrim

Të udhëtuarit jashtë vendit, është njëra ndër aventurat më emocionuese që mund të përjetoni.

Njiheni me një kulturë komplet ndryshe nga ajo e juaja, dilni nga “zona e sigurisë” në të cilën jeni mësuar të jetoni, dhe mësoni më shumë për veten në një javë se sa që keni mësuar për veten në gjashtë muajt e fundit.

Por janë disa gjëra që duhet t’i bëni para se të merrni rrugë.

Kontrolloni pasaportën dhe vizën

Paketojuni në mënyrën e duhur

Telefonojini bankës tuaj

Ndodh shpesh që kur paguani me kredit kartelë në një shtet tjetër, banka t’i anulojë transaksionet e jashtme për shkak se e konsideron se është një transaksion i jashtëzakonshëm. Telefonojini bankës për t’i informuar se llogaria juaj bankare do të përdoret nga ju edhe jashtë vendit.

Mësohuni si të komunikoni

Kur të shkoni në një vend që s’keni qenë më parë, mundohuni t’i mësoni të paktën fjalët bazike për të komunikuar me vendasit. Ka ende vende në botë ku njerëzit nuk flasin anglisht, dhe do ta keni me patjetër që të komunikoni në gjuhën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat