Puberteti: të japësh gaz apo të frenosh?

Life style

Puberteti: të japësh gaz apo të frenosh?

Më: 27 maj 2018 Në ora: 20:41
Ilustrim

Duke pasur parasysh të dhënat mbi neurofiziologjinë e trurit të adoleshentëve, studiuesit po kërkojnë të kuptojnë më në detaj sjellje të veçanta si dhe të ndihmojnë në gjetjen e mjeteve efikase për të kapërcyer momentet e vështira.

Një nga këto metoda studimi është e ashtuquajtura tomografi me rezonancë magnetike, e cila bën të mundur të vëzhgohen në ekran ato rajone të trurit që janë të aktivizuara në një moment të caktuar veprimi.

Rezulatet e këtyre eksperimenteve kanë treguar qartë se adoleshentët përfshihen më lehtë në situata të rrezikshme (sporte ekstreme apo aksidente), atëherë kur ata ndihen më mirë, pikërisht në prani të bashkëmoshatarëve të tyre.

Rreziku i një aksidenti me makinë rritet kur në të janë edhe të rinj të tjerë. Edhe cigaren, alkoolin apo drogën të rinjtë e konsumojnë më shumë në prani të moshatarëve të tyre, sesa kur janë vetëm.

Stimulime në video të udhëtimeve me makinë tregojnë se rajonet e lidhura me logjikën furnizohen më shumë me gjak (d.m.th janë më aktive) kur të rinjtë janë vetëm. Por sapo pranë tyre gjenden bashkëmoshatarë të tjerë, ata i japin makinës më shpejt apo nuk ndalojnë në semafor, me qëllim që të arrijnë sa më shpejt në vendin e duhur, duke “pësuar” kështu edhe një numër më të madh aksidentesh.

Në këtë rast pamjet në ekranin e tomografit tregojnë qartë aktivizimin e qendrave emocionale, të cilat nuk e koordinojnë sa duhet aktivitetin e tyre me qendrat përgjegjëse për gjykimin dhe logjikën. Kështu atë që prindërit e ndjejnë intuitivisht – se rrezikshmëria e veprimtarive të caktuara rritet në prani të bashkëmoshatarëve – vërtetohet edhe nga të dhënat shkencore.

Këto rezultate tregojnë gjithashtu se përse programet e ndryshme të edukimit të adoleshentëve nuk kanë rezultatin e duhur. Të rinjve nuk u mungon informacioni mbi drogën, seksin e pakontrolluar apo rrezikshmërinë e udhëtimeve me këmbën vetëm mbi pedalin e gazit.

Ajo që duhet të ndryshojë është minimizimi i efektit të bashkëmoshatarëve, si p.sh rregulli që të rinjtë të mos lejohen të udhëtojnë të vetëm në makinë, pa praninë e një të rrituri.

Pra, puberteti është një periudhë e vështirë për trurin e adoleshentit. Gjithsesi, i gjithë ky kantier ndërtimi e ka një qëllim të qartë: me interesat dhe pasionet e reja adoleshentët kanë një ndikim shumë më të madh mbi një vendim të caktuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat