Më të lumtur janë prindërit me dy fëmijë

Life style

Më të lumtur janë prindërit me dy fëmijë

Më: 29 maj 2018 Në ora: 15:50
Ilustrim

Një studim i gjerë ka treguar se është e shëndetshme të kesh fëmijë, ndërsa shëndet më i mirë është vërejtur te prindërit të cilët kanë dy fëmijë.

Studimi ku janë përfshirë një milionë e gjysmë meshkuj dhe femra, ka zbuluar se të qenit prind ndikon pozitivisht në shëndet. Në fakt, të qenit prind pengon zhvillimin e disa llojeve të kancerit, si edhe sëmundjet e zemrës.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se kjo varet edhe nga numri i fëmijëve që kanë prindërit, ndërsa është treguar se më e shëndetshme është të kesh dy fëmijë, teksa mospasja e fëmijëve, të pasurit e një fëmije ose më shumë se dy, shkakton probleme shëndetësore.

Shkencëtarët thonë se prindërit me më shumë se dy fëmijë kanë probleme financiare dhe stres emocional, ndërsa ata që kanë një ose nuk kanë fëmijë, janë shumë të lëshuar dhe iu mungon motivimi.

Studimi ka treguar po ashtu se martesa bëhet më e lumtur, më e plotë dhe më kualitative kur lindin fëmijët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat