Punët që mund t’i bëni në shtëpi për të fituar para shtesë

Life style

Punët që mund t’i bëni në shtëpi për të fituar para shtesë

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 07:02
Foto ilustrim

Duke ndihmuar të tjerët ju mund të fitoni të ardhura të mjaftueshme pa u lodhur shumë.

Asistent Virtual

Një asistent virtual punon në distancë, duke komunikuar me klientët përmes telefonit apo internetit.

Asistentët virtual ofrojnë ndihmë adminstrative apo sekretariale në marketing apo kontabilitet, por gjithashtu ata mund të ofrojnë ndihmë në fushën krijuese si shkrimi apo leximi.

Si asistent virtual, ju mund të punoni me kohë të plotë ose të pjesshme, në varësi të nevojave tuaja dhe kërkesave të klientit. Shumë pronarë biznesesh të vogla kërkojnë asistent virtual për t’u marr me aspekte të thjeshta të biznesit, siç është për shembull regjistrimi i të dhënave. Norma e pagesës së asistentit virtual varet nga ky i fundit, i cili mund të zgjedh të paguhet me orë në varësi të natyrës që ka puna dhe eksperiencës së tij.

Kujdestar kafshësh

Ata që i duan kafshët mund të fitojnë para ekstra në shtëpi duke shëtitur një qen apo të kujdesen për kafshë të ndryshme ndërkohë që pronarët e tyre janë në punë apo me pushime. Ju mund të fitoni para si kujdestar kafshësh por fillimisht duhet të kërkoni një liçensë apo një leje për të zhvilluar këtë aktivitet.

Shërbime të ndryshme

Shumë njerëz janë të zënë për të bërë gjitha pazaret apo për të përmbushur porositë e tyre si përshembull kthimi i librave në bibliotekë apo të marrin rrobat nga pastrimi kimik. Familjet me dy të ardhura, sidomos ato që kanë fëmijë, janë në gjendje të paguajnë një person për të realizuar disa nga punët që iu nevojiten.

Këto veprimtari të thjeshta janë një mënyrë e mirë për të rritur fitimet tuaja.

Punët më të mira në shtëpi janë ato që individët krijojnë për veten në fusha ku ata vërtet zotërojnë aftësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat