Prej moshës 3 vjeçare, fëmijët fillojnë të shqetësohen për pamjen fizike

Life style

Prej moshës 3 vjeçare, fëmijët fillojnë të shqetësohen për pamjen fizike

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 18:07
Ilustrim

Anketime dhe studime të shumta kanë treguar se fëmijët në moshë të hershme fillojnë të brengosen për pamjen e tyre fizike.

Ekspertët të cilët merren me fëmijët, thonë se pothuajse 71 për qind prej tyre fillojnë të brengosen për pamjen e tyre fizike qysh prej moshës 3 vjeçare.

Një hulumtim i tillë është kryer edhe nga PACEY, i cili ka treguar se edhe para se të shkojnë në shkollë apo çerdhe, fëmijët fillojnë të ndërtojnë imazh negativ për pamjen e tyre fizike.

Hulumtuesit kanë thënë se fëmijët shfaqin shenja të pakënaqësisë me trupat e tyre.

Organizatat të cilat merren me kujdesin e fëmijëve kanë thënë se kjo gjë është shqetësuese dhe se numri i fëmijëve që janë të pakënaqur me pamjen e tyre fizike dyfishohet kur arrijnë moshën gjashtë vjeçare.

Jacqueline Harding, eksperte e kësaj fushe, thotë se duhet të bëhen më shumë hulumtime për këtë fushë, por beson se televizioni dhe fotografitë në rrjete sociale janë më së shumti përgjegjëse për këtë brengë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat