Këto shenja tregojnë se ai ju pëlqen!

Life style

Këto shenja tregojnë se ai ju pëlqen!

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 21:06
Foto ilustrim

Nëse dikush që e keni qejf, ju fton për të dalë, do ju japë disa sinjale që do tregojnë nëse do lidheni, apo jo.

Edhe pse disa gjëra keqkuptohen, duhet të dini si të dalloni dikë që vërtetë ka simpati ndaj jush.

1. Prekin flokët dhe rrobat

Nëse ajo vazhdon të prekë flokët dhe ai këmishën e tij, kaëto janë sinjale të simpatisë reciproke. Sipas intv.al  po përpiqen të bëjnë veten të duken më mirë dhe më tërheqës.

2. Ju shikon drejt e në sy

Kontakti me sy do të thotë shumë. Një pamje e butë, delikate dhe interesante zbulon të gjitha sekretet e personit që keni dalë në takim. Kjo do të thotë që ata pëlqejnë bisedën dhe personin me të cilin po flasin.

3. Dëshiron t’ju prekë

Gjuha e trupit nuk gënjen asnjëherë. Kjo tregon se dëshiron të kenë më shumë afrimitet me ju dhe si pasojë edhe mund të lidheni në një të ardhme, nëse gjërat shkojnë në këtë mënyrë.

4. Ecni pranë me njëri-tjetrin

Nëse shikoni se ky person, ecën përpara jush tregon se nuk ju pëlqen, por nëse ecni pranë tregon se pëlqimi sërish është reciprok. Mos i neglizhoni këto shenja.

Një bisedë e këndshme dhe një mbrëmje e bukur së bashku nuk ju garantojnë një fund të lumtur me një martesë të bukur. Le ta filloni mirë dhe ndoshta ju ecën romanca me dikë që e pëlqeni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat