Si të dallosh një narcisist të maskuar?

Life style

Si të dallosh një narcisist të maskuar?

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Narcisistët janë shumë të ndërlikuar për tu dalluar, sidomos nëse janë më të vjetër ose më të sofistikuar.

Me kalimin e kohës, ata mësojnë se si, optimalisht, t’i manipulojnë viktimat e tyre, dhe t’ia hedhin paq me skemat e tyre djallëzore pa asnjë llogaridhënie.

Ajo çfarë e bën gjithë çështjen kaq konfuzuese është se ata nuk veprojnë të gjithë njëlloj. Janë zbuluar disa lloje sjelljesh duke filluar që nga idealizimi i tepërt i vetes, te zhvlerësimi i të tjerëve dhe hedhja poshtë e cilësive të mira të parterit të tyre romantik.

Sipas terapistit Elinor Greenberg ekzistojnë tre lloje të dallueshme të narcisistëve që veprojnë shumë ndryshe nga jashtë,.

Një nga llojet më të vështira për tu zbuluar, janë narcisistët e maskuar, sepse ata zakonisht qëndrojnë nën hije.

Ata nuk janë klisheja e një madhështie false që thotë “më shikoni mua”, tha Greenberg. Në vend të kësaj, ata janë qetësisht mizorë dhe sillen në një mënyrë shumë më pasive-agresive. Ata bëjnë vetëm atë që duan dhe atëherë kur duan.

Një narcisist i fshehur nuk thotë:”Unë jam i veçantë“. “Ata tregojnë diçka tjetër – një person, një fe, një libër, një dizenjues veshjesh – dhe ata janë të veçantë, kështu që ata ndihen të veçantë nga shoqëria”.

Ata manipulojnë ndjeshmërinë tuaj.

Problemi është nëse narcisisti i fshehtë është një koleg, mik apo partner, nëse jeni viktima e tyre e zgjedhur, ju do të dini shumë për problemet e tyre dhe shpesh mund të jetë e vështirë të injorohen.

Gënjeshtrat e tyre janë të sofistikuara.

Në thelb, narcisistët e fshehtë kanë një përbuzje të lartë për të tjerët dhe çdo gjë që kërcënon superioritetin e tyre, merret si një sulm i drejtpërdrejtë. Kjo është arsyeja pse ata janë të varur, kështu, për të qenë superiorë dhe duke dëshiruar të keqen për të gjithë të tjerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat