Truku më i mirë për të bërë ushtrime fizike: Merrni një qen si trajner personal

Life style

Truku më i mirë për të bërë ushtrime fizike: Merrni një qen si trajner personal

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 14:12
Ilustrim

Nuk kanë fund arsyet se përse duhet të bëni ushtrime fizike, ato ndihmojnë me çdo gjë duke filluar nga problemet me stres, shqetësim, me zvogëlim të shtypjes së lartë të gjakut, parandalim të çmendurisë etj. Megjithatë, shumë njerëz nuk gjejnë kohë ose motiv për t’i kryer ushtrimet e veta fizike.

Por, asnjëherë mos u frikësoni apo demoralizoni sepse ekziston një truk i thjesht i cili do t’ju bëjë të lëvizni më shpesh: vetëm merrni një qen.

Hulumtimet tregojnë se njerëzit që mbajnë qen janë më të prirë të ecin në përditshmëri, e gjithashtu edhe të bëjnë ushtrime më rigoroze fizike sesa personat që nuk mbajnë qen.

Me fjalë të tjera, njerëzit të cilët i shëtitnin qentë nuk i ndalonin aktivitetet tjera për ta kompensuar mundin që e bënin. Në fakt, ata veç sa e bënin veten më aktivë diku tjetër, p.sh. duke u marrë me rregullim të kopshtit apo duke luajtur sport.

Mesatarisht pronarët e qenve shpenzojnë 30 minuta më shumë në javë në ushtrime fizike, dhe rreth 30 për qind e tyre e përmbushin kriterin e rekomanduar për ushtrimet javore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat