2 në 3 femra nuk i hedhin rrobat që si bëjnë

Life style

2 në 3 femra nuk i hedhin rrobat që si bëjnë

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Femrat janë gjerësisht të kritikuara për zakonin e tyre të të ankuarit se nuk kanë asgjë për të veshur, kur në të vërtetë dollapi i tyre është duke shpërthyer nga rrobat.

Megjithatë, nuk do të ishte një çudi nëse një ankesë e tillë do të ishte e vërtetë, pasi sipas një studimi, dy në tre femra e mban të mbushur dollapin e saj të veshjeve me rroba që nuk i bëjnë më.

Sondazhi u krye duke pyetur shumë gra në vende të ndryshme në botë. Shumica dërmuese e vajzave apo grave të intervistuara pranuan se kanë shumë veshje që nuk u bëjnë më, por që nuk i hedhin me shpresën se do të rikthehen në masat e mbajtura dikur.

Duke u ndalur tek veshjet specifike, sondazhi tregoi se për një femër, veshjet nga të cilat ato ndahen me më shumë vështirësi janë fustanet e mbrëmjeve dhe xhinset, të cilat kanë gjasa të qëndrojnë në dollap “përjetësisht”, edhe nëse është evidente që nuk mund të vishen më.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat