Mësuesja 26-vjeçare akuzohet për marrëdhënie seksuale me adoleshentin

Life style

Mësuesja 26-vjeçare akuzohet për marrëdhënie seksuale me adoleshentin

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 07:12
Policia dyshon se marrëdhënia e saj me studentin zgjati nga dhjetori i 2016 deri në prill të 2017.

Një mësuese e shkollës së mesme në Karolinën e Veriut është akuzuar për marrëdhënie seksuale me një student 16 vjeç.

“Kayla Sprinkles u arrestua me 7 qershor për sulm seksual”, njoftoi sherifi Derrick Palmer.

Investiguesit filluan hetimet për 26-vjeçaren pasi morën disa informacione për aktet seksuale ku u intervistuan shumë studentë. Policia dyshon se marrëdhënia e saj me studentin zgjati nga dhjetori i 2016 deri në prill të 2017.

Ajo u përpoq të largohej nga vendi pasi mësoi se një juri e madhe e kishte paditur. Përfundimisht u kthye në zonë dhe shkoi në ambientet e paraburgimit në Mecklenburg. Pas gjykimit, Kayla u lirua duke paguar kushtin prej 25 mijë dollarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat