Tre dashuritë që kalojmë në jetë

Life style

Tre dashuritë që kalojmë në jetë

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Në harkun e jetës sonë dashurohemi me të vërtetë vetëm me 3 persona dhe secili është i lidhur me një fazë të caktuar.

Dashuria e parë, ajo e rinisë – Duket sikur jetohet një përrallë, një histori romantike me princ dhe princeshë. Ëndrra që bëhet realitet, por zgjat vetëm për një kohë të shkurtër për shkak të mungesës së eksperiencës.

Në këtë moment ka më shumë rëndësi mënyra se si shiheni nga personat e tjerë, se sa si ndiheni realisht.

Dashuria e dytë, njohja e karakterit - Në këtë moment nis një fazë e dytë, lidhja bëhet më e qëndrueshme, njihet më mirë vetja dhe karakteri.

Kupton realisht se çfarë kërkon në dashuri. Kjo gjë shkakton dhimbje, inat por edhe nevojë për të mësuar. Dashuria e dytë shoqërohet me momente euforike, por edhe inati.

Dashuria e tretë, ajo që vjen pa lajmëruar – Dashuria e tretë është faza e fundit në të cilën hyjmë, pa e ditur nëse mund të hyjmë. Është krejt ndryshe në raport me dy të parat, nuk kërkon reflektim dhe na bën të lumtur. Gjërat ndodhin spontanisht dhe pa u përhumbur në mendime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat