Ja çfarë i shkakton trupit tonë dashuria!

Life style

Ja çfarë i shkakton trupit tonë dashuria!

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Dhe nëse kjo ndodh “fajtorët” janë dy dhe vetëm dy: dopamina dhe oxytocin- a, hormonet e lumturisë.

Njerëzit e dashuruar sillen si të dehur

Pas disa gotave verë komunikimi bëhet më i thjeshtë, akulli thyhet dhe bëhemi më të shoqërueshëm. Oxytocin- a, e njohur si hormoni i dashurisë ndikon në gjendjen tonë emocionale njësoj si alkooli. E keni vënë re që të dehurit i përqafojnë njerëzit që kanë rrotull? Oxyrocin- a është quajtur gjithashtu “hormoni i përqafimit” pasi na shtyn të jemi më të afërt me të tjerët.

Humbin ose marrin kile

Ekziston një term i shumënjohur në psikologji, “kilet e dashurisë”. Shumë persona shtojnë në peshë në fillim të lidhjes, për shkak se frekuentojnë kafene dhe restorante me partnerin në krah ose humbasin kile, për shkak të dozës së lartë të oxytocin- ës e cila zbeh ndjesinë e urisë dhe rregullon metabolizmin. Kështu gjithë ato flutura në stomak mund të jenë arsyeja përse po dobësoheni krejt papritur.

Ndryshon zëri

Shkencëtarët amerikanë ndërmorën një studim shumë interesant. U kërkuan të sapodashuruarve të bënin disa telefonata. Njerëz të jashtëm duhej të përcaktonin se kur personi po fliste me miq dhe kur me partnerin/ partneren. Përgjatë bisedave u vu re se gratë e ulnin zërin, për t’u dukur sa më të ëmbla e ndërsa burrat e ngrinin, me qëllimin për t’u dukur sa më burrërorë.

Dashuria është si varësia

Studiuesi Helen E. Fisher zbuloi se kur dikush bie në dashuri i aktivizohen të njëjtat pjesë të trurit si ato të dikujt që është i varur pas kokainës. Kjo është arsyeja pse mendojmë për njeriun e zemrës gjatë gjithë kohës, duam të rrimë sa më shumë me të dhe mërzitemi për çdo herë që e kemi larg.

Dashuria është e ëmbël

Në një studim gjeraman, pjesëmarrësit u ndanë në 3 grupe dhe përkatësisht grupi i pari shkruajti ese për dashurinë, i dytë për xhelozinë dhe i treti diçka neutrale. Më pas hëngrën dhe konsumuan ujë. Gjejeni çfarë, transmeton 360grade.al. Ata që shkruajtën rreth dashurisë thanë se ushqimi ishte shumë më i ëmbël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat