Nëse iu kthen përgjigje me vonesë mesazheve, nuk ju ka qejf mjaftueshëm

Life style

Nëse iu kthen përgjigje me vonesë mesazheve, nuk ju ka qejf mjaftueshëm

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 18:54
Ilustrim

Imagjinoni sikur keni takuar dikë që pëlqeni shumë. Flisni me ta dhe arrini të ndjeni një lidhje dhe, sigurisht, keni ndërruar numrat. Ju gjithashtu keni “thyer akullin” duke i shkruar të parët. Dhe pikërisht në këtë moment nis edhe përjetimi i një skenari që mund të njihni: frika se mos ju vonon përgjigjen ose nuk ju përgjigjet fare.

Ne i kushtojmë shumë rëndësi kohës së përgjigjes së një mesazhi, ajo çka shkruhet në të dhe mënyra se si na shkruajnë. Por a fshihet një shpjegim pas gjithë kësaj?

Sipas Dr. Blumberg, ekziston një lidhje midis kohës që i duhet dikujt t’ju kthejë një mesazh dhe ndjenjave që ata ushqejnë karshi jush. Ai tregon se nëse dikush është shumë i interesuar pas jush, mundësia është që t’ju kthejë përgjigje menjëherë. Fatkeqësisht, edhe e kundërta është e vërtetë. Nëse dikujt i duhet kohë t’ju kthejë përgjigje, diçka nuk shkon te ndjesia që ai/ajo ka për ju.

Dr. Blumberg mendon se e gjithë kjo lidhet me një llogari paraprake që kemi bërë kur kemi dalë në takim. Sigurisht ne kemi një “kartelë vlerësimi” për personin që pëlqejmë bazuar te të gjitha karakteristikat e tij/saj. Sa më tepër këto karakteristika të na pëlqejnë dhe të na bëjnë të kuptojmë se personi që kemi përballë është i duhuri, aq më të gatshëm jemi ndaj komunikimit dhe rrjedhimisht kthimit shpejt të mesazheve, sepse nuk duam t’i humbasim si dhe jemi të interesuar për jetët e tyre.

E njëjta gjë vlen edhe për personin që dashurojmë. Në bazë të “kartelës së vlerësimit” që ata kanë për ne, vonojnë ose jo përgjigjen e mesazheve. Gjithashtu, kur e vlerësoni dikë më tepër se veten dhe, në një farë mënyre, ndiheni disi inferiorë karshi atij/asaj që pëlqeni, jeni ju ata që ktheni menjëherë mesazhet. Vonohet në mesazhe partneri që ka më tepër besim te vetja.

Një pjesë të kësaj e zë dhe ajo që rëndom quhet “të luash rolin e të vështirit/ës”. Kjo është me tepër simptomë e femrave dhe ndodh vetëm në fillim të njohjes. Nëse vazhdon përgjatë gjithë kohës nuk është më thjesht lojë, është mungesë interesi.

Sigurisht që këto rregulla nuk janë absolute sepse personi mund të jetë i zënë apo mund të mos e ketë dëgjuar mesazhin tuaj, ndaj dhe vonohet. Megjithatë, në ditët e sotme, kur celulari zë një vend të rëndësishëm, pavarësisht arsyes që mund të na bëjë të jemi të zënë, askujt nuk i kushton asgjë të kthejë një mesazh 3 sekondësh, shkruan blitz.al. Kështu që në fund e gjitha mbetet te dëshira që ka tjetri kundrejt jush dhe sa i/e prirur është ndaj marrëdhënies tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat