Nëse do të mungonte tërheqja fizike midis dy njerëzve, këta të fundit do të mbeteshin miq ! Por çfarë shkëndije ndodh në trurin e njeriut, kur ky i fundit i perception disa njerëz si tërheqës dhe disa të tjerë jo ! Besohet se njerëzit pëlqejnë një fizionomi dhe një “paketë tiparesh” !
Sipas një studimi të ri të botuar në revistën Human Nature ,studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë kanë kanë zbuluar një lidhje midis disa tipareve gjenetike dhe tërheqjes !
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ADN-ja dhe romanca gjejnë pikën e tyre të takimit.
Një studim i vitit 2014 i botuar në revistën shkencore Scientific Reports zbuloi se bartësit e një gjenotipi të caktuar kishin më shumë gjasa të qëndronin beqarë (kjo sepse gjenotipi i tyre nuk perceptohet tërheqës për shumicën e njerëzve).
Sigurisht, "ka shumë faktorë të tjerë që gjithashtu kontribuojnë në suksesin e takimeve", thekson Ëu, por megjithatë njerëzit pa vetëdije i grupojnë njerëzit në tërheqës dhe jo tërheqës dhe përpiqen t’i shmangen grupit të dytë, pasi e dinë që lidhja e tyre nuk do të ketë të ardhme (ndonëse ata mund të shfaqin të njëjtat interesa, të jenë të sjellshëm , e gjithë virtytet e tjera) !
Ju vetëm duhet të gjeni personin e duhur AND-ja e të cilit ju etiketon si tërheqës , pasi në fund të fundit vlen të theksohet se tërheqja fizike është shumë e rëndësishme.