Krejt e papritur: Femrat i preferojnë meshkujt të cilët braktisin

Life style

Krejt e papritur: Femrat i preferojnë meshkujt të cilët braktisin

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 19:39
Ilustrim

Në të vërtetë, psikologët konstatojnë që meshkujt kur marrin vesh që femra e ka braktisur partnerin, bëhen shumë nervozë dhe nga femrat e tilla ikin. Megjithatë, femrat i preferojnë meshkujt të cilët braktisin e jo ata që braktisen nga partnerja.

Siç thonë hulumtuesit, gatishmërinë e mashkullit që të përfundojë lidhjen e caktuar për të gjetur ndonjë më të mirë, femrat mund ta kuptojnë si tregues të statusit të caktuar.

Hulumtimi është bazuar në sajimin e një shërbimi të internetit për kërkime të partnerëve, të cilin pjesëmarrësit e kanë shikuar.

Pas një grumbulli informatash triviale për profilet e rreme të personave nga kjo faqe e shërbimit, pjesëmarrësit kanë zbuluar të dhënat se përse ka ndodhur prishja e lidhjes së mëparshme.

Kanë ekzistuar tri mundësi për përgjigje – personi është i braktisur, ka ndërprerë vetë lidhjen apo ka vendosur që të mos i përgjigjet kësaj pyetje. Kanë qenë gjithsej 198 pjesëmarrës – 102 femra dhe 96 meshkuj të moshave të mesme. Shumica e pjesëmarrësve kanë qenë heteroseksualë.

Dhe, të mos e zgjasim – u zbulua që femrave më shumë u kanë pëlqyer meshkujt të cilët braktisin. Nga ana tjetër, meshkujt e braktisur nga partnerja, kanë qenë më pak joshës.

Meshkujt, sipas hulumtuesve, femrat, të cilat e kanë braktisur partnerin i konsiderojnë dominonte, gjë që nuk përputhet me perceptimin e tyre rreth roleve seksuale.

Është e mundshme që femrat e tilla konsiderohen që zgjedhin shumë dhe kanë kërkesa të mëdha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat