Çfarë do të thotë të jesh një grua e fortë, e pavarur, por e vetmuar?

Life style

Çfarë do të thotë të jesh një grua e fortë, e pavarur, por e vetmuar?

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 21:55
Ilustrim

Një botë pa gra do të ishte pak a shumë kështu: Burrat as do laheshin, as do rruheshin. Nuk do punonim. Gardëroba e tyre do të ishte fare e thjeshtë: djersë, T-shërta dhe çorape, ndoshta ndonjë palë atlete.
Me siguri nuk do kishte nevojë për pjata, perime apo ndonjë ushqim tjetër. Do kënaqeshim vetëm me ca pjata kartoni, ndonjë copë mishi e ftohtë, pica dhe birrë. Do kishim vetëm mobiliet më të nevojshme në shtëpi: ndonjë kolltuk, frigorifer, televizor me ekran të madh, sigurisht me telekomandë.

Nuk kemi nevojë për shumë kanale televizive, na mjaftojnë vetëm dy, mjaft që të japin sport.
Për pushime nuk do të shkonim në vend tjetër veçse në Vegas. Çdo gjë që na duhet e gjejmë në Vegas – luajmë bixhoz, pimë puro, hamë biftek.
Këtu duket fare qartë se burrat janë krijesa shumë të thjeshta, sikur të mos ishin gratë. Sigurisht që vijnë edhe kohë të vështira. Çështja është se si i zgjidhni këto probleme. Kjo iu bë e qartë një shokut tim të ngushtë një ditë kur vajti të bënte pazar.

E shoqja po mbushte karrocën me të gjitha gjërat që i duheshin në shtëpi – mish, perime, fruta, pije etj. Pastaj iu afruan rafteve me lëng ananasi. Pa e vrarë mendjen fare, e mori dhe e hodhi në karrocë. Gruaja nuk e kishte mendjen se ishte me kurriz nga karroca, por kur u kthye dhe pa shishen me lëng në majë të grumbullit me ushqime e rrëmbeu dhe i tha atij: “Po kjo çfarë është?”.
“Lëng ananasi”, – ia ktheu ai.
“Kush e futi në karrocë?”, – e pyeti ajo.
“Unë, kush tjetër!”, iu përgjigj ai pak i hutuar.
“Ti, i tha ajo gjithë mllef, – nuk ke një lek në xhep.”

Dhe pastaj bëri atë që s’ta merr mendja. E mori shishen dhe e përplasi përtokë, duke e bërë copë e çikë.
Shoku im doli nga dyqani dhe e priti jashtë. Më në fund, kur ajo erdhi, ai mori karrocën dhe i futi të gjitha ushqimet në bagazhin e makinës. Nuk e merrni dot me mend sa i lënduar ishte. E dinte që nuk kishte para, po çfarë dreqin është një shishe me lëng! Pikërisht në atë moment shoqja e tij ia përplasi në fytyrë se nuk e konsideronte burrë. Ajo duhet të kishte kuptuar se nuk do e arrinte rezultatin e dëshiruar duke e lënduar në sedër.

Keni plotësisht të drejtë edhe kur thoni se mund ta hapni vetë derën e makinës.
Po në djall të vejë! Kur dilni me një mashkull lëre atë të të trajtojë si zonjë.
________________________________________
Si të sillesh si femër në një takim
Mos i thuaj ku do të shkosh – tregoji çfarë lloj restoranti dhe atmosfere të pëlqen, por lëre atë ta gjejë vendin që ai mendon se u përshtatet shijeve të tua.
Mos i thuaj “Vij vetë” – thuaji të të çojë me makinën e tij ku të kesh qejf ti.
Mos i thuaj “Do paguani të dy” – lëre atë të paguajë.
Mos e fto në shtëpi – jepi një të puthur para se të hysh në shtëpi dhe lëre atë ta vrasë mendjen se çfarë duhet të bëjë. GW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat